Në një konferencë me moto “Biznesi dhe regjionet” zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev tha se subvencionet shtetërore për rajonet e pazhvilluara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e këtyre rajoneve në mënyrë çudibërëse. Ka nevojë për investime, të cilat do të ndryshojnë tendencat negative. Ai shpjegoi se problemi i madh në Bullgari është zhvillimi i rrjetit të transportit, kryesisht duke folur për Bullgarinë Veriore. Sipas Donçevit gjatë 5 vjetëve të ardhshme në politikën regjionale shtetërore parashikohen investime për 6-8 zona të reja industriale, për të cilat do të ndërtohet tërë infrastruktura e domosdoshme dhe do të lehtësohen procedurat paraprake për biznesin. Zëvendëskryeministri bëri thirrje që biznesi të fillojë të përdorë aparaturën e blerë për miliona euro për 14 qendrat e inovacioneve në shtet.
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..