Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria miratoi raportin vjetor për gjendjen e sigurisë kombëtare

Foto: BGNES

Këshilli i Ministrave miratoi Raportin vjetor për gjendjen e sigurisë kombëtare gjatë vitit 2018. Në raport vihet në dukje se gjatë kohës së Presidencës së parë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian vendi ynë ka ndihmuar për evitimin e kundërvënieve me dekada midis vendeve në regjion dhe për përparimin e procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë Veriore. Sipas raportit tema për kundërvënien e korrupsionit merr pjesë në nivel institucional, pasi gjatë vitit 2018 hyn në fuqi Ligji i ri për kundërvënien e të korrupsionit dhe për sekuestrimin e pronësisë të fituar në mënyrë të paligjshme. Me të është krijuar një komision i pavarur për kundërvënie të korrupsionit. Problemet demografike po kështu zënë një vend të rëndësishëm në raport. Theksohet politika për kthimin në sistemin e arsimit të fëmijëve të cilët nuk frekuentojnë shkollë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD