Shpimi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra në bregdetin bullgar të Detit të Zi është i pasuksesshëm. Në fund të muajit mars kompania “Shel Interneshënël Eksplorejshën end Divelëpmënt Italia S.P.A.” në të cilën një pjesë prej 50% ka “Shell”, 30% janë të kompanisë australiane “Udsajd Enerxhi”, kurse kapitali tjetër është i firmës spanjolle “Repsol”, zhvilloi një shpim tremujor në bllokun “Han Kubrat”. Bashkimi po studion edhe një pjesë tjetër, por në bregdetin verior të Detit të Zi. Rreth qytetit Silistra janë zbuluar depozita të hidrokarbureve, por ato nuk janë të përshtatshme për një fitim komercial, thuhet në raportin e “Udsajd”. Sondazhi është i vulosur dhe po ndërmerren studime për sondazhe të reja të ardhshme në bllok.
Nuk ka rrezik që makinat që do të përdoren për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit të mos arrijnë në kohë në komisionet seksionale zgjedhore jashtë vendit, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ-së, Rosica Mateva. Më herët..
Pesë apo gjashtë forca politike do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, parashikon Qendra për Analizë dhe Marketing. Sipas sondazhit, koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike" merr miratimin më të madh me 25.7%, i dyti është koalicioni..
Bullgaria nuk merr pjesë në dërgimin e përbashkët të predhave në Ukrainë së bashku me 9 vende të tjera, tha presidenti Rumen Radev në Bruksel para samitit të BE-së. Vetëm 17 vende lidhën një marrëveshje furnizimi për Ukrainën. Bullgaria u angazhua..
12 ditë para 2 prillit mund të deklarojmë se jemi gati për zgjedhje, tha kryeministri në detyrë Gëllëb Donev para Këshillit të Ministrave dhe shprehu..
Bullgaria do të importojë pjesë dhe materiale nga Rusia për të siguruar funksionimin e sigurt dhe riparimet vjetore të centralit atomik “Kozlloduj”, ka..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 2 deri në 7°. Në Sofje - 4°. Në vend do të ketë vranësira të shpërndara. Në zonat..