Grupe folklorike nga tri kontinente mbërrijnë në Plovdiv për Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet nga 29 korrik deri më 2 gusht. Kjo do të jetë edicioni i tij i 25-të dhe pjesëmarrësit sivjet do të jenë nga Spanja, India, Moldavia, Mali dhe Serbia. Shumë do të jenë dhe grupet nga Bullgaria. Ansambli “Trakia” do të shënojë përvjetorin e vet të 45-të me koncert të madh. Çdo mbrëmje ansamblet do të marrin pjesë në dy koncerte. I pari, në orën 18 do të jetë menjëherë pas parakalimit në pedonalen e madhe të Plovdivit, kurse i dyti do të fillojë në orën 20 në skenën e Teatrit Antik. Të gjithë qytetarët dhe mysafirët e qytetit do të mund t’i vizitojnë koncertet falas.
Krahas koncerteve në Plovdiv do të ketë programe analogjike qytetin Peshtera, i cili ndodhet në qarkun e Plovdivit. Atje më 30 korrik do të ketë koncert të ansambleve nga India dhe Moldavia, kurse në mbrëmjen tjetër do të prezantohen pjesëmarrësit nga Republika e Malit dhe Serbia.
Në ditën e parë të gushtit në skenën e hapur para Bashkisë së Plovdivit do të prezantohet projekti „As she sings“ – një bashkëpunim ndërmjet fondacionit “Plovdiv 2019” dhe qytetit holandez Leuvarden (Leeuwarden), i cili ishte kryeqyteti evropian i kulturës gjatë vitit 2018. Në këtë projekt marrin pjesë artistë – përfaqësues të tri kulturave – çifute, bullgare dhe rome. Pjesëmarrësit janë muzikantë nga Holanda, nga akademia për muzikë, kërcim dhe arte figurative në Plovdiv dhe nga orkestra “Brestovica”. Më 2 gusht në skenën e Teatrit Antik festivali do të përfundojë me koncert me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve.
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..