Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turistët bullgarë mbeten të bllokuar në ishullin grek Samothrake

MPJ-ja e Bullgarisë
Foto: BGNES

Për të katërtën ditë me radhë mbi 1500 turistë, kryesisht bullgarë dhe rumunë, janë bllokuar në ishullin grek Samothrake për shkak të dëmtimit të dy trageteve, të cilat lundrojnë në vijën nga Kamariotisasi deri në Aleksandrupolis. Vlladimir Pisançev, konsulli i përgjitshëm i Bullgarisë në Selanik, njoftoi se rreth orës 22.00 të së mërkurës pritet që të mbërrijë në ishull trageti “Andros Xhet”, i cili ka kapacitet për 600 njerëz dhe 75 automjete. Ai do të vazhdojë të lundrojë në këtë linjë edhe të enjten, derisa të evakuohen të gjithë turistët. Turistët bullgarë, të bllokuar në Samothrake, mund të marrin ushqim falas një herë në ditë në disa lokale afër portit, si dhe fjetje falas, bëri të ditur Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme. Ato janë siguruar nga autoritetet vendase.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë vranësira në veriperëndim, mund të ketë reshje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në..

botuar më 24-05-30 7.35.MD

Këshilli i Mediave Elektronike i bashkohet luftës kundër lajmeve të rreme

Në prag të zgjedhjeve për parlament kombëtar dhe evropian, Këshilli i Mediave Elektronike vendosi të publikojë burime të besueshme informacioni në faqen e tij të internetit. “Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë narrativa dezinformative..

botuar më 24-05-30 3.57.MD
Kalin Stojanov

Mbi dy herë më shumë procedura paragjyqësore me sinjale për shkelje zgjedhore

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Sipas tij, numri i raporteve është pothuajse i barabartë me numrin e paraqitur në..

botuar më 24-05-30 2.37.MD