Bashkëpunimi i Bullgarisë me bashkësinë hebraike amerikane është i rëndësishëm, si për zhvillimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, ashtu dhe për lidhjet bullgaro-izraelite, tha Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Në një takim me drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikan Hebraik David Harris gjatë sesionit të 74 të OKB-së në Nju Jork zonja Zaharieva deklaroi se Bullgaria shpreson te përkrahja e Komitetit Amerikan Hebraik për inkurajimin e potencialit të papërdorur në bashkëpunimin me SHBA-në në disa fusha si tregtia, energjetika, turizmi dhe çështja për liberalizimin e vizave. Të dy shprehën kënaqësi se Bullgaria është anëtare e Aleancës Ndërkombëtare për kujtim të Holokaustit dhe ka rol aktiv për parandalimin dhe kundërveprimin ndaj antisemitizmit.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..