Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi bullgar “Irina” është nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për zbulimin e vitit

Foto: arkiv

Filmi i parë i Nadezhda Kocevës “Irina” është nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për zbulimin e vitit. Këto çmime janë të njohura si “Oskari” evropian. Mbi 3 600 anëtarët e Akademisë do të votojnë për çmimet, të cilat do të dorëzohen në një ceremoni më 7 dhjetor në Berlin.

Gjatë korrikut filmi “Irina” mori çmimin për regji në edicionin e 16 të festivalit kinematografik ndërkombëtar në Tokio dhe diplomë nderi në edicionin e 26 të festivalit kinematografik evropian në Paliç të Serbisë.

Filmi tregon historinë e Irinës së re, e cila është e detyruar të kujdeset për familjen e saj. Në një moment të rëndë ajo bie dakord që të bëhet nënë surrogate. Gjatë shtatzënisë Irina e rizbulon veten dhe kupton se çfarë do të thotë të duash dhe të falësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD