Bashkë me Greqinë dhe Qipron në mbledhjen e Këshillit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme të BE-së, që u zhvillua në Luksemburg, Bullgaria deklaroi pretendime për ndihmë financiare për vendet, të cilat ndodhen në kufirin jugor të Bashkimit Evropian dhe janë ndalesa e parë e refugjatëve nga itinereri i tyre i Mesdheut Lindor në drejtim të Evropës.
Një javë më parë Ministri i brendshëm Mlladen Marinov paralajmëroi se po shtohen përpjekjet për kalim ilegal të kufirit bullgaro-grek nga ana e migrantëve. Shqetësime për rritjen e numrit të refugjatëve kishte akoma gjatë prillit të këtij viti, kur qeveria diskutoi masa urgjente për reagim në rast të një vale të re masive të migrantëve nga Greqia në drejtim të Evropës Perëndimore përmes territorit të Bullgarisë. Për seriozitetin e shqetësimeve të Sofjes atëherë flitej dhe fakti se ishte diskutuar pjesëmarrja eventuale e ushtrisë në masat e parashikuara për përballimin e një krize eventuale. Atëherë Kryeministri Bojko Borisov komentoi se situata në kufirin tonë me Turqinë është relativisht e qetë për shkak të marrëveshjeve të lidhura me Turqinë, të cilat respektohen, por “në kufirin grek kemi probleme të shumta”. Sofja edhe tani pohon se situata në kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë është nën kontroll, por merr pjesë në një nismë të përbashkët me Athinë, e cila insiston se Turqia duhet “ta marrë përgjegjësinë” për valën e re të refugjatëve, “të kontrollojë fluksin e migrantëve në Detin Egje”. Ajo kërkon gjithashtu rishqyrtimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Bashkëpunimi i Bullgarisë me dy vendet e tjera që ndodhen në “vijën e parë” të itinerarit të refugjatëve përmes Mesdheut Lindor (Greqia dhe Qiproja) nga njëra anë tregon se Sofja nuk mund të përballojë vetë një fluks më të madh eventual të migrantëve, siç ishte ai i vitit 2015. Nga ana tjetër përmbajtja e pretendimeve ndaj Bashkimit Evropian flet për dëshirë për pjesëmarrje aktive në negociatat e ardhshme për politikën e re të BE-së, të lidhur me migracionin. Evropa ende nuk ka politikë të tillë të mirë dhe të zhvilluar dhe objekt i kritikave të shumta është madje një nga shtyllat e saj – Rregullorja e Dublinit, sipas së cilës refugjatët që hyjnë në territorin e BE-së duhet të kthehen në vendin evropian, në të cilin janë regjistruar menjëherë pas hyrjes së tyre në territorin e Bashkimit. Thirrja e Sofjes, Athinës dhe Nikozisë për “masa specifike në nivelin e Bashkimit Evropian për solidaritet dhe përgjegjësi evropiane me shpërndarjen e drejtë të barrës me anë të rilokimit nga vendet e “vijës së parë”, për politikë të qartë për kthimin e klandestinëve në vendet e treta dhe për përkrahje më të fortë të vendeve evropiane të prekura drejtpërsëdrejti” është gjithashtu një thirrje për hartimin e politikës së re për çështjet e migracionit. Për politikë të tillë tashmë flet Gjermania, ministri i brendshëm i së cilës Horst Seehofer, deklaroi se në se vendet përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së lihen ta përballojnë situatën me forcat e veta, kurrë nuk do të ketë një politikë të përbashkët për azilkërkuesit dhe mungesa e politikës së tillë do të krijojë premisa për imigrim të pakontrolluar në territorin e tërë Evropës. Në shenjë të vullnetit të mirë në vigjiljen e negociatave për çështjet e migracionit, të cilat do të zhvillohen më vonë gjatë këtij viti, muajin e kaluar Seehofer bëri të ditur se në se të gjitha marrëveshjet respektohen, Gjermania mund të pranojë 25% prej njerëzve të shpëtuar në det dhe të strehuar në territorin e Italisë. Kjo përputhje në pozicionet e Gjermanisë me ato të Bullgarisë, Greqisë dhe Qipros është pozitive dhe mund të presim përparim në drejtimin e dëshiruar në hartimin e politikës së përbashkët të BE-së.
Një shenjë e konsiderueshme për përparim të tillë do të ishte miratimi i pretendimeve për përkrahje financiare të shteteve të para në itinerarin e migrantëve që vijnë në Evropë nga Mesdheu Lindor, duke pasur parasysh dhe Kuadrin e ardhshëm shumëvjeçar financiar të BE-së për periudhën 2021-2026.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..