Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koleksionuesi i hekurave – piktori Dimitër Dobrev nga Plovdivi

| rinovuar më 19-11-25 12.01.MD

Piktori Dimitër Dobrev nga Plovdivi, zbuluesi i një hekuri nga përpara 45 viteve, të hedhur si një mbeturinë e panevojshme, është krijuesi i ekspozitës origjinale prej hekurave që mund të shihet në Shtëpinë e Hindlijanovit në qytetin e vjetër të Plovdivit. Atje janë ekspozuar hekura më të ndryshëm – nga më të vjetrit, që punojnë me prush, deri tek ata elektrikë. Disa prej tyre janë vepra të vërteta të artit dhe të gjithë ata zbulojnë histori të ndryshme. Të gjithë hekurat e grumbulluar piktori ia ka dhuruar Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Vjetër”.

Ideja e Dimitër Dobrevit është që sa më shumë njerëz t’i shikojnë këto arritje të inxhinierisë që nga shekulli XIX deri më sot dhe të ndjekin ndryshimin e tyre gjatë viteve. Tani për tani eksponatet mund të shihen në ekspozitën në fjalë, por ideja është që më vonë të krijohet “Muzeu i parë bullgar i hekurave”. Koleksioni është i hapur për eksponate të reja, të cilat piktori po vazhdon t’i grumbullojë. Për realizimin e ëndrrës së Dimitër Dobrevit kontribuojnë edhe miqtë e tij, të cilët i dhurojnë rregullisht atij hekura nga vise të ndryshme të botës. Ekzemplari më i vjetër në koleksionin e tij është që nga viti 1880-1890, i prodhuar në një firmë të vjetër për prodhim arme nëBirmingham.Sa për Bullgarinë ka pasur prodhim hekurash në Plovdiv, Varna, Vraca, Sevlievo dhe në uzinën ushtarake “Arsenal” në Kazanllëk.


“Në kompjuterin tim kam një dosje, ku kam fotografi të hekurave dhe e kam përshkruar historinë e tyre. Ndër ta ka të tillë,të cilët madje nuk mund të përfytyroni se kanë ekzistuar. Bile kam një ekzemplar të prodhuar në Vraca, i cili peshon 10 kg. Në të kaluarën stofat kanë qenë të egër dhe prandaj hekurat nga ana e vet kanë qenë më të rëndë. Po mbaj mend se kur isha i vogël në mëhallën pranë tregut kishte një rrobaqepës. Ende e mbaj mend hekurin e tij me prush, i cili kishe oxhak të posaçëm që të qarkullojë ajri gjatë djegies së prushit. Në koleksion kam mjaftë prej tyre. Ata janë më të ndryshëm dhe kanë kllapa të posaçme, nuk mund të përshkruhen me fjalë, ata duhet të shihen. Ka hekura, të cilët punojnë me alkool dhe me gaz për djegie, ata janë amerikanë dhe evropianoperëndimorë. Janë shpikur pas atyre që punojnë me prush, sepse prushi siç e dini mund të ndotë materien. Ka dhe të tillë, ku futet një bërthamë e ngrohur para kësaj në sobë.”

Me kalimin e viteve hekuri është përsosur dhe në fillim të shekullit XX në treg u përhapën ekzemplarët e parë elektrikë.


“Hekurat e parë elektrikë janë për tri lloje tensioni – 120, 150 dhe 220 voltë. Kam madje hekura prej porcelani. Këta janë hekura-kuti, kam akoma disa lloje të tilla, ku dikur gratë i kanë vendosur stolitë e tyre.”

Aktualisht hekurat e grumbulluar nga Dimitër Dobrevi janë gjithsej 680, ndërsa bashkë me mbajtëset dhe kutitë numri i tyre është mbi 1000. Ndër ta ka dy hekura me imazhet e Remit dhe Romulit dhe një tjetër, ku në dorezën e tij shihet imazhi i perëndeshës romake Vesta. Muzeu më i madh në botë ku janë vendosur 4000 hekura ndodhet në Francë. Gjermania ka disa muze me qindra eksponate. Në qoftë se ideja e piktorit bullgar Dimitër Dobrev realizohet, muzeu për hekura në Plovdiv do të jetë më i madhi në Ballkan.

Intervistën e mori Neli Panajotova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: europlovdiv.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD