Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva: Bullgaria nuk i përkrah sanksionet ekonomike kundër Turqisë

Ekaterina Zaharieva
Foto: BTA

Bullgaria nuk i përkrah sanksionet ekonomike kundër Turqisë për shkak të veprimeve ushtarake në Siri, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva para Televizionit Kombëtar Bullgar. Tashmë mbi 140 mijë veta kanë ikur nga Siria, ndërsa mbi 400 mijë të tjerë hasen me vështirësi në konsumimin e ujit të pijshëm në Siri, shtoi Zëvendëskryeministrja. Tani për tani nuk ka fluks refugjatësh drejt kufijve bullgarë dhe nuk ka shkak për panik.

Në intervistë Zëvendëskryeministrja preku edhe temën për Maqedoninë e Veriut. Shtyrja e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të keqësojë dhe destabilizojë situatën në regjion, deklaroi ajo. Bullgaria përkrahu fillimin e negociatave dhe në qoftë se ato shtyhen për muajin mars të vitit tjetër, kjo do të ishte një gabim i madh, shtoi Ekaterina Zaharieva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD