Sonte në sallën “Bëllgaria” adhuruesit e muzikës mund të dëgjojnë një koncert interesant me pjesëmarrjen e disa formacioneve – Filarmonisë së qytetit Pleven, Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Ansamblit të Perkusive “Akcent” nga qyteti Pleven. Solistë janë sopranoja Marija Cvetkova-Madxharova dhe tenori Ljubomir Djakovski. Pjesëmarrja e tyre parashikohet për pjesën e dytë të programit. Pjesa e parë kushtohet përvjetorit të 25-të të formimit të Ansamblit të Perkusive “Akcent”, solistët e të cilit punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit – Vasilena Serafimova, Vlladimir Petrov, Vlladisllav Vërbanov, Evelin Genova. Nxënës nga Shkolla Kombëtare e Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven dhe studentë nga Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” bashkë me mësuesin e tyre dhe themelues i formacionit “Akcent” Simeon Serafimov do të prezantohen me ekzekutime të tyre. Koncerti i është kushtuar edhe një përvjetori tjetër. Më shumë hollësi sjell organizatori i tërë programit Svllavill Dimitrovi, dirigjent i Korit Kombëtar Filarmonik:
“Gjatë kësaj stine muzikore shënojmë edhe përvjetorin e 75-të nga formimi i Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” ose siç e dinë njerëzit Kapela Korale Bullgare. Përveç të gjitha veprimtarive lidhura me këtë vjetor parashikojmë edhe tri cikle të koncerteve. Dy janë me Filarmoninë e Sofjes, ndërsa i treti – me Filarmoninë e qytetit Plleven. Më 21 tetor me ekzekutimin e veprës “Katuli Karmina” nga Karll Orf e hapim ciklin. Vepra “Katuli Karmina” Catulli Carmina (Songs of Catullus) ekzekutohet rrallë herë, megjithëqë bashkë me veprën “Karmina Burana” Carmina Burana dhe kantatën “Triumfi i Afroditës” Trionfo di Afrodite përbëjnë një trilogji. Veprën e kompozitorit Karll Orf e ekzekutojmë në pjesën e dytë të programit ndërsa në të të parë – suitën “Karmen” nga Bize-Shçedrin bashkë me Filarmoninë e Plevenit dhe Ansamblit të Perkusive “Akcent”. Më 24 tetor do të jetë koncerti i parë kushtuar jubileut të korit tonë. Gjatë kësaj stine krijuese kemi në plan të interpretojmë rekuiemët e Verdit dhe Gabreill Fores. Në fund të stinës është premiera e Sifmonisë së Shtatë nga Kshishtof Penderecki Krzysztof Penderecki “Shtatë portet e Jerusalemit” nën drejtimin e autorit.
Përsa i përket bashkëpunimit të Korit “Svetosllav Obretenov” me Filarmoninë e qytetit Pleven mund të them, se tashmë kemi disa koncerte të përbashkëta – vazhdon Svllavill Dimitrovi. – Kemi në plan të realizojmë një program me fragmente të operave në fillim të nëntorit. Koncerti i fundit nga cikli me Filarmoninë e Plevenit do të jetë në shkurt 2020. Atëherë nën drejtimin e Jordan Kamxhallovit do të prezantojmë Mesën № 3 nga Brukneri."
Një theks interesant në koncertin e sotëm do të jetë ekzekutimi i Ansamblit “Akcent” me të cilin muzikantët shpresojnë të befasojnë publikun.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..