“Ne kemi nevojë për të punuar në plan botëror për rikthimin e besimit në media dhe të lidhjes së tyre me auditorin”. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) gazetari amerikan, pedagog dhe sipërmarrës Paul Glader, i cili gërsheton karrierën e tij të shkëlqyeshme në fushën e gazetarisë (ekonomi dhe financa) me kauzën “gazetari fetare”.
Paul Glader është profesor në King’s College në Nju Jork, ka themeluar dhe po zhvillon programe gazetareske në shtete të ndryshme në botë, është themelues i kompanisë, e cila po përpunon aplikacione për luftimin e lajmeve të rreme. Ja se çfarë tha ai gjatë vizitës së saj të parë në Bullgari:
Shkaku që ta vizitojë Bullgarinë ishin disa gazetarë të cilët morën pjesë në programin tonë në Pragë. Mendoj se në vendin tuaj ka shumë gazetarë të mençur dhe të talentuar. Desha të takohemi me shumicën prej tyre dhe ta inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre në programet tona, të vendosim kontakte me organizata të ndryshme, si Asociacioni i Gazetarëve Evropianë në Bullgari. Ishim shumë të frymëzuar nga takimet me përfaqësues të universiteteve të ndryshme dhe shpresoj të zhvillojmë së bashku seminare.
Tempujt bullgarë bëjnë përshtypje shumë të madhe, historia e fesë në këtë vend dhe në këtë qytet dhe emri i tij – Sofja – Urtësia e Zotit,po vazhdon me përshtypjet e vetaPaul Glider.Duket se feja është e pranishme kudo, madje shoferët e taksive shpeshherë kanë kryqe në pasqyrën në veturë. Çështja është se sa njerëz në të vërtetë e njohin fenë. Ka të tillë, të cilët janë dhënë pas fesë me tërë zemrën e tyre – të krishterë ortodoksë, hebrenj, myslimanë, katolikë, protestantë... Mua më frymëzoi shumë historia, lidhja me Kostandinopojën bizantine, fakti se Bullgaria e ka krijuar alfabetin cirilik dhe ka dhënë një kontribut të madh për zhvillimin e kulturës evropiane.
Mendoj se ky është një vend i jashtëzakonshëm dhe desha që më shumë amerikanë ta vizitojnë dhe të ketë një këmbim më të madh mes vendeve tona në drejtime të ndryshme – arsim, gazetari, biznes! Si biznes-reporter unë e di se mund ta shohim gotën gjysmë të plotë, ose gjysmë të zbrazët. Unë po e shoh të plotë, sepse kalova një javë të mrekullueshme këtu. Po shoh mundësi për rritje dhe ndryshime. Ju keni 50 universitete, ndoshta tepër shumë, por fakti se shoqëria e respekton kaq shumë arsimin dhe mendon për njerëzit e rinj është vërtetë diçka shumë e bukur! Në qoftë se liria fetare dhe alfabetizmi, liria e fjalës dhe pavarësia ekonomike po vazhdojnë të jenë me pozita të mira unë e shoh Bullgarinë në një trajektore të favorshme, por për këtë shkak ka nevojë për institucione të qëndrueshme.
Projekti më i ri mbi të cilin jam duke punuar është lidhur me prevencën e dezinformacionit,thotë gazetari dhe pedagogu amerikan.Problemi me të cilin ndeshemi në SHBA dhe në vende të tjera nëpër botë është se besimi i njerëzve në media po ulet. Vendosa t’u shpjegoj njerëzve se si mund të kuptojnë nëse një media është e mirë, nëse mund të dallojë faktet nga mendimet, nëse mund të korrigjohet, po të bëjë ndonjë gabim etj. U befasova duke parë se ky publikim ishte parë 1 800 000 herë, se mediat e përhapin në rrjetet sociale dhe e komentojnë. Me miqtë dhe anëtarët e ekipit tim vendosëm të krijojmë një aplikacion, i cili t’i informojë më mirë konsumatorët sa u përket mediave, ndërsa mediat të bëhen më transparente dhe të ndershme me auditorin. Kjo është një pjesë prej besimit “të thyer” ndaj nesh. Njerëzit ishim mësuar: e kemi këtë gazetë, këtë radio-program, që e ka këtë tematikë, gjithçka ishte e qartë. Mirëpo sot me twitter, facebook, youtube publiku i çdo një moshe ndihet i ngatërruar sepse gërshetohet gazetaria me dëfrimin, gazetarët dhe mediat janë të detyruar të garojnë për klikime dhe kështu krijohet mjegull informative. Ne duhet të rimëkëmbim “alfabetizmin mediatik” të publikut. Gëzohem se do të jem pjesë e një industrie të re, e cila e rikthen besimin në media.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BNR
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..