Tre tituj fituan boksierët bullgarë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari” në Prishtinë të Kosovës. Kampionë u bënë Vensan Kirkorov (64 kg), Rami Kiauan (75 kg) dhe Kristijan Nikollov (81 kg). Në turne morën pjesë boksierë nga Shqipëria, Çekia, Polonia, Serbia, Bonja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia dhe Kosova. Pas përfundimit të turneut bullgari Rami Kiauan mori edhe kupën për boksier më teknik.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..