Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ShBA-ja e njohu Bullgarinë si aleate të sigurtë në NATO

Foto: arkiv

Ambasada e ShBA-së në Bullgari njoftoi, se Bullgaria mori njohje nga DipNote – blogu zyrtar i Departamentit të Shtetit të ShBA-së si aleat tek i cili ShBA-ja mund të shpresojnë. DipNote thekson, se Republika e Bullgarisë dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie që janë shembull për lidhjet e ngushta të cilat Shtetet e Bashkuara mbajnë me aleatët e tyre të NATO-së. Theksohet, se Bullgaria i jap prioritet modernizimit ushtarak dhe ka ndërmend të shtojë shpenzimet për mbrojtje deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto deri në vitin 2024. Ndihma e ShBA-së për Bullgarinë në sferën e sigurisë gjatë 25 viteve të fundit është më se 340 milion dollarë. ShBA-ja dhe Bullgaria punojnë bashkë për përmirësimin e sigurisë në Evropën Lindore, theksohet në informacion.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD

Bullgaria do t'i kërkojë KE-së një raport të ri mbi gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me euron

Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..

botuar më 25-01-21 9.34.PD