Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bansko Film Fest” takon publikun me yjet botërore të alpinizmit dhe të sporteve ekstreme

Vitin e radhës adhuruesit e kinemasë dhe sportit ekstrem kishin mundësi për të kaluar pesë ditë të paharruara plotë shumë ngjarje kushtuar pasionit të tyre. Më shumë se 90 filma prej mbi 35 shteteve janë pjesë e programit kinematografik të edicionit të 19 të “Bansko Film Fest”, i cili fillon sot dhe vazhdon deri në 24 nëntor. Për herë të parë nder ta ka filma të Perusë, Meksikës dhe Lituanisë. Si ngjarje krahasuese janë parashikuar ekspozita, debate dhe një program i posaçëm për fëmijët. Në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha e festivalit Natali Petrova rikujtoi se çfarë ka qenë kuptimi i edicionit të parë të forumit:

Doajeni i alpinizmit dhe i sporteve ekstreme Petër Atanasov, i cili u largua nga jeta vitin e kaluar, krijoi forumin më të madh kinematografik për male, sporte ekstreme, udhëtime dhe aventura në këtë pjesë të Evropës. Kur vendosëm për të krijuar një festival kinematografik, ideja jonë ishte të kërkonim dhe të grumbullonim filma bullgarë, të cilat t’u tregojmë brezave të ardhshëm. Bullgaria ka tituj-emblema, regjisorë dhe kameramanë, të cilët kanë fituar çmime të ndryshme në botë dhe ia vlen për t’u treguar. Ishim shumë të lumtur se arritëm të grumbullojmë ndoshta 80 për qind prej këtyre filmave. Festivali i parë ishte një pasqyrë e kinemasë dokumentare kushtuar maleve. Ai nuk u zhvillua si konkurs dhe nuk kishte juri. Që gjatë edicionit të tij të parë festivali ngriti nivelin e vet, duke treguar një numër të madh filmash nga bota, të cilët provokuan interes dhe morën çmime nga juria ndërkombëtare.

Çdo vit fokusi i festivalit kinematografik është i ndryshëm. Këtë herë një prej temave të tij i është kushtuar jubileut të 90 të alpinizmit dhe lëvizjes speleologjike në Bullgari. Një theks tjetër është uji, me të cilin janë lidhur dy mësime në kuadrin e programit për fëmijë “Qarkullimi i ujit” dhe “Deti dhe oqeanet e Evropës”. Një vend i posaçëm u është kushtuar ngjarjeve të lidhura me përvjetorë të njohur, si 85 vjet nga ngjitja e parë e Murit Verior të majës së dytë për nga lartësia në Bullgari – maja Vihren në malin Pirin (2914 metra) nga alpinistët gjermanë Heinrich Auer dhe Bernhard Mosl, përvjetori i 10 i ngjitjes së Mon Blanit nga Ivan Kozhuharovi dhe miqtë e tij, si dhe përvjetori i 30 i vdekjes së njeriut të dytë, i cili u ngjit në të gjitha majat e larta mbi 8000 metra Jerzy Kukuczka.

Një pjesë e filmave të edicionit të sivjetshëm të “Bansko Film Fest” kanë të bëjnë me jetën e përditshme, artin, fenë dhe kulturën e popujve malorë. Programi i larmishëm kinematografik nuk është befasimi i vetëm për publikun. Do të ketë takime me disa prej alpinistëve më të njohur dhe sportistëve më ekstremë në qytezën e Pirinit.

Sivjet mysafirët tanë janë francezi Patrice Franceschi – njeriu i parë, i cili ka realizuar një xhiro në botë me një moto-deltaplaner – thotë Natali Petrova. – Mirëpo për mendimin tim më e rëndësishmja në kartëvizitën e tij janë misionet e tij humane në Somali, Bosnjë, Papua dhe Guinean e Re. Italianët Alessandro Gogna dhe Simon Gietl – mbajtës i çmimit për alpinist të vitit për 2016-ën, spanjolli Alex Txikon – një prej alpinistëve më të mirë, i cili ka qëllim të ngjitet në të gjitha majat e larta mbi 8000 metra pa oksigjen. Ndër emrat e tjerë spikaten francezi Frank Vasseur – një palombar i njohur speleologjik, instruktor dhe trajner i zhytjeve në shpella, polaku Krzystof Wielicki, njeriu i pestë, i cili është ngjitur në të gjitha majat e larta mbi 8 mijë, autori i ngjitjes së parë tokësore të Everestit, francezi Anselme Baund – pionier i skive ekstreme, i cili i përgatit udhëheqësit malorë në Francë dhe nëpër botë.

Gjithnjë e më shumë bullgarë shfaqin interes ndaj ngjarjes kulturore, si dhe mysafirë nga shtetet fqinje.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD