Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si shteti i ndihmon pensionistët në Bullgari

Kryeministri Bojko Borisov: “Që të gjithë janë të gëzuar” nga ngritja e pensioneve

Foto: BGNES

Njerëzit e moshuar në Bullgari jetojnë me ndjenjën se janë pjesa e braktisur e shoqërisë. Jeta e tyre në shumicën e madhe është e shënuar nga kushtet e vështira materiale si dhe nga skamja, vuajtjet për shkak të problemeve shëndetësore dhe nga vetmia e moshës së tretë. Por, aktualisht duket se gjendja ndryshon. Masat për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve të moshuar në Bullgari po shumohen  në sfondin e ekonomisë në rritje. 1 276 200 pensionistë  do të marrin një shtesë kompensim me rastin e Krishtlindjes prej 20 eurove mbi pensionin që marrin. Paratë nuk janë shumë dhe nuk do ta bëjnë  jetën e njerëzve të moshuar më të mirë, por kjo shtesë do t’u lejojë një tavolinë pak më të pasur dhe me më shumë bollëk për ditët festive.

Është mirë se qeveria tani lëshoi ndihma për pensionistët, në formën e shtesave me rastin e Krishtlindjes. Kjo është shumë gjë e mirë, por duhet t’i kushtohet vëmendje dhe administratës, e cila duhet të shkurtohet, sepse që aty gëlltiten para të shumta, të cilat shkojnë në erë. Dhe tanimë ka ardhur koha për këtë qeveri elektronike, për të cilën flasim. Kjo duhet të bëhet më së fundi”  - këmbëngul Dimitër Dianov, pensionist nga qyteti Botevgrad.

Faktet tregojnë se numri mesatar i pensionistëve është rreth 2 154 800, kurse pensioni mesatar është 197 euro. Bile në Bullgari, ku çmimet e disa mallrave dhe të shërbimeve janë mjaft nën nivelet mesatare në Evropë dhe pariteti i aftësisë blerëse e bullgarëve është rreth 50% nga ky i qytetarëve në vendet më të zhvilluara evropiane, një pension i tillë nuk arrin që të mbulohen të gjitha shpenzimet me një domosdoshmëri jetike. Pensioni është mjaft i afërt me vijën e varfërisë që është 178 euro. Por dhe këtu do të ketë një shtim gjatë vitit 2020-deri më 186 euro.

Masat e parashikuara nga politika e re sociale e autoriteteve sa u përket pensionistëve përfshin dhe 100 000 vaksina falas kundër gripit për njerëzit në moshën mbi 65 vjet. Në sfondin e më shumë se 2 milionë pensionistëve kjo duket pak dhe realiteti e ripohon, me qenë se mediat janë plotë me ankesa nga ana e mjekëve personalë dhe nga pacientët e moshuar, se nuk ka vaksina të mjaftueshme. Këtyre kritikave autoritetet u përgjigjen me premtimin që deri më 2 vjet ¼ nga pensionistët të marrin vaksina.

Viti i Ri 2020 i cili po afron po kështu premton një vëmendje të rritur të autoriteteve ndaj problemeve të njerëzve nga mosha e tretë. Pensioni minimal do të bëhet 128 euro që nga data 1 korrik mot, nga kjo datë do të rriten me 6.7% dhe të gjitha pensionet në vend, pas shtimit të tyre gjatë këtij viti me 5.7%. Në lidhje me këtë kryeministri Bojko Borisov tha se “që të gjithë janë të gëzuar”. Kjo tingëllon pak e tepruar, por tregon se qeveria po mundohet të lehtësojë jetën e pensionistëve, aq sa kjo mund të jetë e mundur. Sipas ish-ministrit social dhe drejtor i Institutit Ballkanik mbi politikën sociale Ivan Nejkov, “shtimi i caktuar i pensioneve me 6.7% nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në standardin e jetesës së njerëzve, të cilët mbështeten vetëm tek pensionet, sepse pritjet për inflacion mesatar vjetor prej 3% shumë shpejt do ta shkrijë dallimin”.

“Shtesa me rastin e Krishtlindjes dhe injeksionet falas kundër gripit për pensionistët janë diçka e mirë. Por kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk do ta zgjidhë problemin kryesor - është e nevojshme një rillogaritje e pensioneve në përshtatje  me realitetet e reja ekonomike, thotë Teodora Gollgoçeva, një pensioniste 70 vjeçare nga Sofja. Nuk mund të jetohet normalisht me një pension prej 120 euro, çdo gjë shtrenjtohet, vetëm për ilaçet janë të domosdoshme mbi 50 euro në muaj. Shteti vazhdimisht pohon sesa mirë po ecën ekonomia dhe harxhon para të shumta për avionë, për autostrada, për polici e kështu me radhë. Kurse për ne vetëm nga koha në kohë kujtohen dhe na hedhin pak thërrime”.

Kur flasim se pensionet në Bullgari janë mjaft të ulëta, nuk duhet të harrojmë se njerëzve të moshuar në Bullgari u është e lejuar të punojnë dhe të marrin rrogë bashkë me pensionin. Me siguri kjo është një masë me efekt real dhe për këtë flet fakti se mbi 60% nga pensionistët në vend vazhdojnë të punojnë, që të mund të risin të ardhurat e tyre dhe të mbeten të dobishëm për shoqërinë.

Që të gjithë në Bullgari e kanë të qartë se kombi po plaket dhe pensionistët po bëhen një pjesë gjithnjë e më e madhe e shoqërisë, pavarësisht se në vend është regjistruar zgjatja më e ulët e jetës në Evropë. Numri në rritje i pensionistëve do të thotë dhe një shtim të mjeteve, të ndara për pensione. Mot ato do të tejkalojnë 5 miliardë euro, që është një rritje prej 373 milionë euro kundrejt këtij viti dhe kështu pensioni mesatar do të arrijë 211 euro. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD