Kthimi i maunave pa ngarkesë, të cilin shoferët do të jenë detyruar ta bëjnë çdo 4 javë për të kaluar pushimin e tyre të detyrueshëm në vendin e regjistrimit të kompanisë së transportit do t’i rritë emetimet e gazeve me efekt serrë 3% për sektorin evropian të transportit ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazlkov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Transporti është një sektor me rëndësi primare për ekonominë bullgare. Numri i automjeteve të rënda të regjistruara në vend është 25 800 dhe mosha mesatare e tyre është 3 vjet. Të gjitha këto kamionë dhe makina do të duhet të kalojnë tërë territorin e Evropës - 2000 kilometra, pa ngarkesë vetëm për shkak të dëshirës për imponimin e rregullave, të cilat janë diskriminuese për vendet që ndodhen në periferinë e Evropës, tha para homologëve të tij Zheljazkovi.Grupet e punës ndërdikasteriale do të punojnë për të përshpejtuar zbatimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe të Korridorit Vertikal të Gazit, njoftoi qendra e shtypit e..
Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..