Marrëveshje për mësim intensiv 10-mujor të nxënësve të klasës së 12-të nga Kina nënshkroi Universiteti i qytetit Veliko Tërnovo “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Të rinjtë mësojnë në shkolla të asocijuara pranë Universitetit të Dytë të Pekinit për gjuhë të huaja. 10 nxënësit e parë kinezë tashmë erdhën në Bullgari. Programi përfshin mësime të gjuhës bullgare dhe të letërsi, të historisë së Bullgarisë etj. Pasi do të mbarojnë mësimin në Bullgari nxënësit do të kthehen në Pekin ku do të bëhen studentë në Universitetin e Pekinit. Pas dy vitesh do të kthehen në Bullgari për të vazhduar mësimin në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Pas mbarimit të studimeve të rinjtë kinezë do të marrin të ashtuquajturat diploma të dyfishta. Ky është një projekt afatgjatë ndaj të cilit shfaqin interes edhe dy universitete të tjera kineze.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...