Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga Kina mësojnë gjuhën bullgare në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo

Foto: www.uni-vt.bg

Marrëveshje për mësim intensiv 10-mujor të nxënësve të klasës së 12-të nga Kina nënshkroi Universiteti i qytetit Veliko Tërnovo “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Të rinjtë mësojnë në shkolla të asocijuara pranë Universitetit të Dytë të Pekinit për gjuhë të huaja. 10 nxënësit e parë kinezë tashmë erdhën në Bullgari. Programi përfshin mësime të gjuhës bullgare dhe të letërsi, të historisë së Bullgarisë etj. Pasi do të mbarojnë mësimin në Bullgari nxënësit do të kthehen në Pekin ku do të bëhen studentë në Universitetin e Pekinit. Pas dy vitesh do të kthehen në Bullgari për të vazhduar mësimin në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Pas mbarimit të studimeve  të rinjtë kinezë do të marrin të ashtuquajturat diploma të dyfishta. Ky është një projekt afatgjatë ndaj të cilit shfaqin interes edhe dy universitete të tjera kineze.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD