Në këtë ditë (16 dhjetor) në vitin 1965 u shkëput një ortek poshtë majës Maljovica në malin Rila dhe shkaktoi vdekjen e 11 alpinëstëve bullgarë. Mbijetuan vetëm pesë veta nga grupi i elitës sonë të alpinizmit.
Ngjarja është rikrijuar në veprën e shkrimtares dhe poetes së madhe bullgare Bllaga Dimitrova dhe në bazë të skenarit të saj është xhiruar filmi “Orteku”.
Një nga të mbijetuarit – Spas Malinov më vonë thotë për agjencinë “BGNES”: “Shpesh njerëzit thonë: “E mposhta malin”. Jo, mali nuk mund të mposhtet. Ne shkojmë në mal dhe ai ose të pranon, ose nuk të pranon. Ai gjithmonë duhet të respektohet”.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i..
Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar..
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në..