Hetimi lidhur me trafikun e mbeturinave nga Italia në Bullgari zhvillohet në rajonin e qytetit Pleven nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshe Ivajllo Ivanov. Para se të hapet procedura paragjyqësore për këtë rast në qytetin Pleven kryesekretari bisedoi me kryeministrin Bojko Borisov dhe me kryeprokurorin Ivan Geshev. Në dhjetor në Milano autoritetet arrestuan 17 vagonë të ngarkuar me 815 tonë mbeturina të paligjshme të cilat duhet të transportoheshin për në Bullgari. Më vonë filloi një hetim kundër mafisë së Kalabrisë Ndrangeta, gjatë të cilit u arrestuan më se 300 veta duke përfshirë dhe një bullgare.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..