Kombëtarja bullgare e volejbollit e Bullgarisë për meshkuj u klasifikua për gjysmëfinalet e kualifikimeve olimpike në Berlin. Djemtë e trajnerit Silvano Prandi mundën kampionin evropian Serbi me 3:2 (25:21, 24:26, 25:22, 20:25, 15:13) sete. Kështu për finalet e turneut bullgarët do të ndeshen me mikpritësen Gjermania. Vetëm i pari do të klasifikohet për Tokion – 2020. Pas fitimit të setit të tretë vendimtar trajneri Silvano Prandi tërhoqi titullarët e tij dhe lëshoi në terren kundër skuadrës serbe rezervat e kombëtares bullgare.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i..
Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e..