Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjersha dhe poezi të reja, letra dhe dokumente, hedhin dritë të re mbi jetën e krijuesit bullgar Pejo Javorovit

Foto: BGNES

Vjersha të panjohura deri në këtë moment të poetit të madh bullgar Pejo Javorov do të botohen në një libër dhe shumë shpejt do të arrijnë deri tek adhuruesit e fjalës poetike. Përveç tyre në vëllim u botuar letra dhe dokumente të poetit, me vlerë të veçantë. Reliktet e vlefshme u zbuluan nga një person privat, i cili ia paraqiti Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet, me lutje të konfirmohet se janë autentike.

Mes 19 dokumenteve, të cilat janë nga tetori i vitit 1912, dallohen 4 letra drejtuar veprimtarëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare në Maqedoni Todor Aleksandrov, Hristo Çernopeev, Tane Nikollov dhe Todor Todorov. Krahas kësaj ka dokumente të lidhura me punën e poetit Javorov si kryebashkiaku i parë i bashkisë së qytetit Goce Dellçev, një copë prej një flamuri të vënë në kornizë dhe katër fatura. Ana autentike e tyre u dëshmua në mënyrë kategorike nga docentja Millkana Boshnakova - historiane dhe arkiviste.

Botimi i ri “Javorovi i panjohur” përmban momente interesante nga jeta e poetit, nga periudha, kur për herën e dytë ai nisi si komandant i reparteve të vullnetarëve opëlçenas për të luftuar për çlirimin e Maqedonisë. Mirëpo, me më shumë ndikim janë tri vjersha të panjohura deri tashti me vlerë të madhe letrare. Ata u deshifruan nga docentja Millkana Boshnakova dhe u paraqitën në mënyrë grafike nga kritiku letrar dhe studiues Pllamen Totev.

Një nga mitet për personalitetin e Pejo Javorovit ka të bëjë me çastin, kur ai pushoi së shkruari. Sipas studiuesve ai hoqi dorë nga poezia pas vdekjes së dashurisë së tij të parë – Mina Todorova në vitin 1910. Detajet e porsazbuluara nga jeta e tij nuk e përkrahin këtë tezë në prag të përvjetorit të 142 të lindjes së poetit revolucionar (13 janar të vitit 1878). Dhe kjo datë na jep arsye të kujtojmë përmasën e veprës së tij dhe talentin e tij të madh poetik, që la gjurma të thella në kujtesën tonë kombëtare. 

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Biblioteka e kryeqytetit nderon poetin Gjeo Milev me një ekspozitë të veçantë

Biblioteka e kryeqytetit shënon 125 vjetorin e lindjes së Gjeo Milevit me një ekspozitë të posaçme të titulluar “Njeriu përpara të gjithave”. Poet, përkthyes, kritik letrar dhe teatral, regjisor dhe gazetar-të gjitha këto veprimtari , të cilat..

botuar më 20-01-19 9.15.PD

Zdravka Evtimova: Do të doja që ta mos thyejmë qafën dhe të mos përkulemi

Ka histori të bukura, por të mbytura në kënetën e fjalëve të dobëta e të ngatërruara. Ka dhe të tjera – me të vërtetë frymëzuese, të cilat fluturojnë në vetëdije me lehtësinë e zogjve. Sikurse me krahë të hapura, historitë e Zdravka Evtimovës lëvizin..

botuar më 20-01-15 1.54.MD

Bota sakrale e Lika Jankos

Jeta kulturore e Sofjes prej disa javëve e këtej vë theks mbi piktoren Lika Janko. Krahas me krijimet e saj më të njohura, ekspozitat në galeritë “Loran “ dhe “Kontrast” përfshijnë vepra të pa prezantuara deri tani. Galeria Kombëtare “Kuadrat 500” tregon..

botuar më 20-01-11 10.35.PD