Mbase shumë pak veta e dinë se afrimi im i parë me radio gazetarinë profesionale është në Redaksinë e Gjuhës Angleze të Radio Bullgarisë. Këtë e tha drejtori i përgjithshëm i porsazgjedhur i Radios Kombëtare Bullgare Andon Balltakov gjatë prezantimit të konceptit të tij për zhvillimin e medies kombëtare në Këshillin për Mediat Elektronike.
Në strategjinë e tij programore Radio Bullgaria zë një vend shumë të rëndësishëm sa i përket pranisë shumëgjuhësore të Radios Kombëtare Bullgare në hapësirën digjitale.Për këtë qëllim drejtori i ri i përgjithshëm parashikon 2 programe-podkast të përditshme me një prani efektive digjitale, drejtuar 2 auditorëve të ndryshëm. Nga njëra anë do të tërhiqet një auditor i ri - lexues, dëgjues me qëllim njohjen e Bullgarisë nga njerëzit jashtë shtetit dhe ndihmë në ndonjë farë mënyre të politikës së jashtme bullgare. Nga ana tjetër do të ofrohet një informacion për ata të cilët e vizitojnë Bullgarinë. Për Andon Balltakovin është me rëndësi që një njeri i huaj të mundë, pasi të hyjë në sajt, të fitojë një përshtypje fillestare për vendin tonë.
Andon Balltakov e ka përfunduar arsimin e tij të lartë në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje, ka shkallë të masterit në biznes administratë nga universiteti “Yale”. Gjatë vitit 94 fillon të bashkëpunojë në Radion Kombëtare Bullgare, pas kësaj bëhet drejtues në “Radio Vitosha”. Pak më vonë merr pjesë në ekipin e lajmeve të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Pas një konkursi specializon në BBC. Karriera e tij jashtë kufirit kalon përmes agjencisë Associated Press në Nju Jork dhe CNN Digjital, ku zë pozita menaxheri. Aktualisht Andon Balltakov drejton kompaninë konsultuese në fushën e mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në konceptin e tij për zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare, drejtori i sapo zgjedhur i përgjithshëm propozoi një metodë rrënjësisht të ndryshme dhe inovative, e cila fitoi përkrahjen e anëtarëve të Këshillit për Mediat Elektronike. Disa prej tyre nuk fshehën shqetësimet e veta se koncepti është vështirë të realizohet në situatën e tanishme në Radion Kombëtare Bullgare. Një nga masat të cilat i propozon zoti Balltakov është për forcimin e gjendjes financiare të radios publike. Ai propozon që financimi të realizohet përmes një transferimi nga buxheti i shtetit dhe ai të jetë një funksion i Produkti i Brendshëm Bruto ose i të ardhurave nga taksat. Në konceptin e vet zoti Balltakov propozoi dhe shtim të të ardhurave personale të Radios Kombëtare Bullgare përmes produkteve të larmishme të cilat i prodhon Radioja Kombëtare Bullgare në strukturat e veta të veçanta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..