Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi “Ndërmarrja inovative e vitit 2019” dalloi mendjemprehtësinë në biznes

Foto: BTA

Kompania IT e cila krijoi një program për zhvillimin dhe tërheqjen e talenteve dhe të inovacioneve në vendin e punës dhe shoqata e cila krijoi softuer për menaxhimin e shpenzimeve biznes në kohë reale me aplikim në 10 shtete të BE-së. Ato janë fituesit në Konkursin Kombëtar “Ndërmarrje inovative të vitit 2019”, të cilat morën dallimin “Arritje të larta në inovacionet”. Konkursi zhvillohet çdo vit nën kujdestarinë e presidentit të Bullgarisë që nga viti 2004 e këtej. Organizator është Fondacioni “Studime dhe komunikacione aplikuese”. Ndër të nominuarit sivjet ishin ndërmarrje që punojnë në fushën e teknologjive të informacionit dhe të aplikacioneve të celularëve, inovacione në sferën e marketingut, në administrimin e të dhënave, në industrinë agrare, në mjekësi etj. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve, e cila u zhvillua në Presidencën më 30 janar asistuan përfaqësues të vënëve liderë në sferën e inovacioneve – Gjermani, Japoni, Koreja e Jugut, Izrael, Britania e Madhe, Poloni, të cilët janë ndër partnerët kryesorë të kompanive të dalluara bullgare.

Pllamen Cekovi është drejtor ekzekutiv i kompanisë Scale Focus, kompani kjo e cila ishte ndër finalistët e konkursit. Për Radio Bullgarinë ai tha:

Megjithëqë startuam në Bullgari, në praktik ofrojmë projektet tona softuer në mbarë botën. 80 për qind prej projekteve tona realizohen në Amerikën Veriore dhe në Evropën Perëndimore. Kompania ekziston pothuajse që prej 8 vitesh. Megjithëqë jemi një shtet i vogël mund të realizohen edhe projekte të mëdha. Për këtë është i domosdoshëm një ekip i mirë dhe shumë kurajë, doemos edhe punë këmbëngulëse. Qëllimet duhet të jenë jo vetëm ambicioze por edhe të arritshme. Brenda 20 viteve të fundit industria softuer tek ne u zhvillua shumë dhe tani është në një nivel të lartë. Ja përse shumë të huaj orientohen të vijnë në Bullgari për të punuar në këtë sektor. Krahas kësaj edhe shumë bullgarët të cilët kërkuan bukën e gojës jashtë shtetit filluan të rikthehen në vend, sepse këtu mund të realizohen më shpejtë se sa në vendet e Evropës Perëndimore. Tani Bullgaria është një vend më i mirë për punë, mjafton vetëm njerëzit të mendojnë më gjerësisht dhe të mos kufizohen vetëm në kuadrin e tregut bullgar.

Inovacionet janë çelësi për rritjen e qëndrueshme ekonomike,  por janë edhe dera drejt së ardhmes sonë, tha presidenti Rumen Radev. Ai tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve mbi domosdoshmërinë e krijimit të Qendrës Kombëtare të Inovacioneve.

Inovacionet jo vetëm që krijojnë një mjedis më të mirë për jetë, por formojnë njerëzit e së ardhmes. Inovacionet edukojnë njerëzit të mendojnë pozitivisht, të posedojnë forcën të mbrojnë idetë e veta, të parashikojnë zhvillimet disa hapa përpara. Është e domosdoshme një mbështetje edhe më të gjerë shtetërore. Përqindja që caktohet nga shteti për veprimtari kërkimor-shkencore nuk është e kënaqshme. Çështja është jo vetëm që të jepen paratë, por edhe proceset të organizohen në mënyrë më të mirë. Është koha të krijohet Qendra Kombëtare e Inovacioneve. Në institucionin presidencial punojmë mbi idenë që nga mosha më e re nxënësit të fillojnë të merren me inovacione të provokohen të mendojnë në mënyrë përparimtare. Kemi propozim që në çdo qytet më të madh të krijojmë një qendër të teknologjive digjitale dhe të inovacioneve, ku nxënësit mund të shkojnë për të mësuar. Ato qendra duhet të pajisen me teknologjitë më moderne dhe më të avancuara. Aty nxënësit do të përgatiten falas për të ardhmen dhe do të formohet te ta kultura inovative. Kështu ata do të përgatiten për teknologjitë e reja dhe kjo do të ndikojë mbi zhvillimin e tërë kulturës prej novatori në Bullgari. Është e domosdoshme të edukojmë një brez të bullgarëve të rinj, të guximshëm dhe novatorë.

Foto:ScaleFocus, BTA

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD