Sipas fjalëve të udhëheqësit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jaewoo Lee, pabarazia në vend vazhdon të rritet. Si masë për sigurimin e resursit më të madh për shpenzimet sociale, Fondi propozon rritjen e shumës maksimale të të ardhurave të tatueshme, pa heqjen e tatimit të sheshtë, i cili në Bullgari është 10%.
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët janë tek ne që nga 4 shtatori, zhvilluan shumë takime me përfaqësues të qeverisë, të Bankës Popullore Bullgare, biznesit dhe organizatave joqeveritare. Ata vlerësuan lartë qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe gjendjen e ekonomisë gjatë vitit 2019, duke thënë se edhe gjatë vitit 2020 pritet rritje e qëndrueshme, megjithëse ajo do të jetë më e moderuar.
Ndërkohë Instituti Kombëtar i Statistikave shpalli se inflacioni vjetor gjatë janarit është 4,2% dhe rritja e çmimeve është regjistruar për pothuaj të gjitha shërbimet dhe mallrat.
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore. Të martën reshjet nga veriu do të fillojnë të ndalen, por do të vazhdojnë të..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur "Kompas" do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë dhënie këshillash dhe informacioni,..
Nisma për një diplomë të përbashkët evropiane vendos themelet e hapësirës së përbashkët arsimore evropiane, tha Komisionerja Evropiane për Inovacionet, Kërkimet Shkencore, Kulturën, Arsimin dhe Rininë Iliana Ivanova në një takim në..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat..
Pavarësisht reshjeve të shiut në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, kishat në vend u mbushën me besimtarë Të Premten E Madhe . Në Sofje, shumë prej tyre..
Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi..