SHBA-ja shpalli se Bullgaria ka ekonomi të zhvilluar, siç është ekonomia e Gjermanisë, Francës, Suedisë. Kjo është një masë e Uashingtonit, e cila do t’i lehtësojë procedurat e hetimit dhe imponimin e sanksioneve eventuale, në se ka dyshime për subvencione të paligjshme apo për konkurrencë jolojale.
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e drejtë që e gjithë Evropa të konsiderohet si ekonomi e zhvilluar, kurse Bullgaria dhe Rumania të mbeten me „ekonomi në zhvillim”. Pavarësisht nga kjo analiza e Bankës Botërore tregon se në të dy vendet të ardhurat vjetore për frymë të popullsisë janë më pak se 12 375 dollarë dhe kështu Rumania dhe Bullgaria renditen në grupin e ekonomive me të ardhura mesatare, të cilat kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e tyre.
GERB-SDS do të mbështesë çdo iniciativë kundër korrupsionit, por jo në formën që u është paraqitur aktualisht, e cila me sa duket është pjesë e një fushate fillestare parazgjedhore. Koalicioni nuk do të mbështesë propozimin për një kabinet me mandat..
Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e..
Situata me zjarret në vend mbetet kritike. Zjarri pranë Stara Zagorës është vënë nën kontroll. Ekipet e shërbimit po monitorojnë gjithashtu situatën pranë fshatit Otec Paisievo të Plovdivit. Zjarri atje është pjesërisht i izoluar, por ende ka..
Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten..
Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të..