Një nga grupet bullgare më të dashura rok BTR do të realizojë një sërë koncertesh në Evropë. Vjenë, Mënik, Cyrih, Karlsrue, Majnc, Bruksel, Amsterdam, Londër, Frankfurt, Dublin, Liverpul janë qytetet në të cilat muzikantët bullgarë do të prezantojnë krijimtarinë e tyre gjatë marsit dhe prillit.
Para pak kohe katërshja legjendare u solli gëzim adhuruesve me një video pranë këngës “Eja”. Kjo baladë është pjesë e albumit të fundit të grupit “Mure të padukshme” që doli në tregun muzikor në vitin 2018. Kënga “Eja” është e mirëpritur nga publiku në çdo koncert të grupit. Videoja rikrijon emocionet e këngës. Rolin kryesor në video e realizon prima balerina e Operës së Sofjes Marta Petkova.
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..