Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kemi frikë nga koronavirusi apo e nënvleftësojmë rrezikun

Kryetari i Asociacionit të Pronarëve të Farmacive në vendin tonë Nikollaj Kostov
Foto: BGNES

Epidemia e koronavirusit i cili u zbulua në Kinë, por u përhapë edhe në Evropë, shqetëson shtetasit dhe biznesin në Bullgari. Megjithëqë tani për tani nuk ka raste të vërtetuara për bullgarë të ngjitur me virusin tek ne, njerëzit ndërmarrin hapa parandaluese që të mos sëmuren. Dëshmi për këtë janë sasitë pothuajse të sosura të maskave mjekësore në rrjetin e farmacive.

Kryetari i Asociacionit të Pronarëve të Farmacive në vendin tonë Nikollaj Kostov komentoi për Radion Kombëtare Bullgare, se shkaku për pamjaftueshmërinë është se prodhuesi kryesor i maskave është Kina, e cila tani prodhon sasi maskash vetëm për nevoja të veta sepse eksporti për shtetet e tjera është i ndaluar. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare epidemiologia, doktoresha Bozhidara Kajrakova, shefe e Drejtorisë “Mbikëqyrje e sëmundjeve ngjitëse” pranë Inspektoratit Shëndetësor të Rajonit Sofja, këshilloi qytetarët të cilët duhet të udhëtojnë në ndonjë rajon të prekur nga sëmundja, të ruajnë higjienë të vet të lartë, dhe se “portat hyrëse të virusit janë sytë, hunda, goja, gjë për të cilën higjiena e mirë e duarve është me rëndësi të madhe”. Një këshillë tjetër e rëndësishme është të kufizohen kontaktet me njerëzit e sëmurë.

Një anketë me qytetarë tregoi, se të rinjtë e pranojnë informacionin për përhapjen e sëmundjes si psikoza e radhës në masë. Mirëpo, ka të tillë të cilët janë të mendimit, se:

E nënvlerësojmë rrezikun, sepse shëndeti është ai, për të cilin duhet të mendojmë në radhë të parë – tha një grua e re dhe vazhdoi. – Mirëpo,  nga ana tjetër mbaj mend se para vitesh në SHBA kishte një psikozë në masë lidhur me antraksin. Edhe atëherë njerëzit kishin frikë të udhëtojnë për në SHBA-në. Dhe pyetja më e madhe është se si u përhap kjo sëmundje. Personalisht unë përkrah teoritë konspirative, se asgjë prej kësaj që ndodhi nuk ishte e rastit. Nuk është normale që aq shumë viktima të ketë si rezultat i kësaj sëmundjeje virusologjike dhe asnjeri të mos jetë në gjendje të ndalojë.”

Një problem tjetër ka të bëjë me informimin e shtetasve për simptomat e para të sëmundjes. Mirëpo, ai nuk është i mjaftueshëm dhe pikërisht kjo fsheh rreziqe.

Më tepër nuk jam mjaftë e informuar – thotë një bullgare në moshë të thyer. – Supozoij se simptomat iu përngjajnë simptomave të llojeve të ndryshme të gripit të sëmundjeve virusologjike. Përpiqem të mbaj higjienë të lartë personale, sepse më duket se ky është çelësi për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.”

Në se njeriu ka dyshim për koronavirusin, duhet të dijë se kushti i domosdoshëm për testim është të ketë simptoma, ndryshe analizat laboratorike do të jenë negative. Simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë dhe ato që janë karakteristike për pneumoninë. Për të evituar rrezikun nga diagnoza e gabuar është mirë që në rast dyshimi edhe më i vogël për sëmundjen, të frekuentojmë mjekun personal. Mirëpo, shpesh injorojmë këtë këshillë. Sipas statistikës më se 50 për qind prej bullgarëve nuk e kanë frekuentuar mjekun personal për një vit kalendarik. Dëshmi për këtë është edhe përgjigja e bullgares tjetër të anketuar.

Jam me sëmundje kronike dhe prandaj shpesh shkoj te mjeku im personal. Mirëpo, kur bëhet fjalë për viruse dhe për ftohje nuk e frekuentoj. Merrem masa preventive me receta të vjetra të vërtetuara nga stërgjyshërit. Kështu përpiqem të mbaj shëndetin që të jem në gjendje të punoj.

Një fije shprese në luftimin e koronovirusit dha diskutimi i ambasadorit kinez në Rusi Zhang Hanhuey, sipas të cilit në fund të muajit shkurt ose mars, do të rimëkëmbet ritmi normal i jetës si në vatrën e sëmundjes, provincën Wuhan (qendra administrative e provincës Hubei), ashtu edhe në provincat e tjera. Shkaku është, se në Kinë tashmë u zbulua vaksinë kundër virusit, por është e domosdoshme kohë për të kaluar teste dhe analiza suplementare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD