Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e vegjël në Ukrainë e presin pranverën me verore të qëndisura

Me dëshirë dhe me zell të madh bullgarët e vegjël punojnë simbolin e pranverës - veroret kuq e bardhë. Tradita të dhurojmë amulete të punuara bukur për shëndet ditën e parë të muajit mars është e gjallë mes bullgarëve pavarësisht se ku ndodhen ata nëpër botë.  

Çdo pranverë fëmijët nga shkolla bullgare e së dielës “Svetlina” /Drita/ në qytetin Zaporozhie - në Ukrainë, me padurim përgatiten për këtë festë të dashur për të mëdhenj e të vegjël - Festa e Gjyshe Martës.

Gjatë katër viteve të fundit me fëmijët punuam verore tradicionale - topa, xhufka, thekë të gjatë ose figurat antropomorfe të heronjve folklorik të quajtur Pizho dhe Penda - tregon pedagogjia e pikturimit dhe e punës së dorës Svetllana Balueva. - Vura re se, fëmijët në tërësi nuk interesohen shumë nga puna e dorës, prandaj vendosa të tërheq vëmendjen e tyre . Në grupin më të madh bullgar për qëndisje në Facebook më propozuan modele të shumta. Unë i kopjova dhe ua tregova fëmijëve. Kurse ata vet zgjodhën se cilat të punojnë në verore. Saktësuam që të gjitha pyetjet, folëm pak dhe për simbolikën dhe veçoritë e qëndistarisë bullgare”.

Veroret e mrekullueshme të punuara nga fëmijët do të zbukurojnë dhomën e mësimit, kurse çdo fëmijë do të tregojë se çfarë simbolizon verorja e tij, çfarë përbën dhe si është punuar. Të tjerët do të vlerësojnë dhe krijimet më të mira dhe të bukura do të marrin dekorata-një kompletë për të qëndisur, penj, bonbone si dhe ëmbëlsira të tjera.  

“Përveç kësaj i luta njerëzit të cilët kanë këmisha tradicionale bullgare dhe shami të qëndisura, ti sjellin. Do ti përfshijmë në ekspozitë, do ti krahasojmë me ato ukrainase. Këmishët kanë simbolikën e vet dhe një nga gratë, e cila i ka qëndisur do të tregojë për të më shumë. Përpara kësaj me fëmijët folëm për veshjet popullore bullgare, ju tregova se çfarë lloji ka. Vet unë qëndis kukulla dhe madje krijove figura me kostume grash dhe burrash dhe ua tregova fëmijëve. U qe shumë interesante jo vetëm ti shikojnë, por dhe ti kapin me dorë” - thotë Svetllana Balueva.

Shkolla bullgare e së dielës “Svetlina” në qytetin Zaporozhie ekziston që nga viti 2015. Aktualisht aty mësojnë 132 fëmijë në moshë nga 3 deri në 18 vjeç kur bëhen kandidat-studentë. Republika e Bullgarisë ofron mundësi për marren e një arsimi të lartë falas në universitetet bullgare Në periudhën e viteve 2015-2019, këtu ka pasur 49 studentë.

Në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në shkollë edhe prindërit  marrin pjesë aktive, sepse për përvetësim më të mirë të programit fëmijët arsimohen bashkë me ta. Në këtë mënyrë nxënësit ndihen më të përgatitur dhe me një kurajë më të madhe në klasë, kurse në shtëpi u është më lehtë të mund të mësojnë. Dhe jo vetëm kaq:

Në Zaporozhie ka një bashkësi bullgare, por fëmijët rrallë shkojnë në takime aty. Një komunikim i tillë, gjatë të cilit fëmijët dhe të moshuarit të jenë bashkë, ka tek ne-këtu mësojmë gjuhën, këtu komunikojmë, këtu mbretëron një frymë të interesit ndaj çdo gjëje të re. Ne jo vetëm se i shënojmë festat bullgare, por dhe u tregojmë për to, mësohemi ti kuptojmë, sepse kultura ukrainase ndikon mbi ne mjaft fortë - shënon Svetllana Balueva. Por, rrënjët e paraardhësve tanë i detyrojnë fëmijët të ndiejnë lidhjen me mëmëdheun e tyre të largët, të mos shkëputen prej tij. Po, ne me të vërtetë jemi qytetarë të Ukrainës, por pavarësisht nga kjo në trupin tonë rrjedh dhe një gjak tjetër, gjaku bullgar, dhe ne nuk duhet të harrojmë për të.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD