Me aktivitete të ndryshme tërë Bullgaria shënon përvjetorin e 142-të nga Çlirimi i vendit nga zgjedha turke. Në një ceremoni solemne para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje u ngrit flamuri kombëtar. Në këtë ritual ishin të pranishëm nënpresidentja Ilijana Jotova dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Patriku bullgar Neofit kreu një shërbesë falënderuese.
Në qytetin Pleven të Bullgarisë Qendrore Veriore para simbolit të qytetit – Kishës Mauzole “Shën Gjergji Fitimprurësi” gjithashtu u ngrit flamuri kombëtar. Kjo kishë u ndërtua me mjete të dhuruara nga mbarë Bullgaria në vitin 1907 si përmendore e betejës pranë qytetit Pleven. Kjo betejë konsiderohet se ishte vendimtare për ecurinë çlirimtare të Luftës Ruso Turke nga vitet 1877-1878. Në ndeshjet aty ranë dëshmorë 31 mijë ushtarë të Ushtrisë Perandorake Ruse dhe 4 500 luftëtarë nga Ushtria Kombëtare Rumune.
Në Muzeun Ushtarako Detar në qytetin Varnë u paraqitën eksponate unike – tre flamuj origjinal të Vullnetarëve Bullgarë – Opëllçenas, të punuara jashtë kufirit me mjete të bashkisë së emigrantëve bullgarë. Ata do të jenë të ekspozuar në muze deri më 26 mars.
Me një marshim solemn dhe me flamurin 25 metrash kombëtar shënuan Festën Kombëtare në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vraca. Qindra qytetarë u mblodhën para monumentit të revolucionarit poet Hristo Botev në qytet.
Kërkuesi i internetit Google gjithashtu iu bashkua Festës Kombëtare të Bullgarisë duke valëvitur flamurin kombëtar në logon e tij.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Oliver Varheli pret që brenda 3 javësh Bullgaria të miratojë fillimin e negociatave të Shkupit për aderimin me BE. Këtë zyrtari evropian e shkroi në Twitter pas takimeve të tij..
262 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, ose 13 më pak se një ditë më parë. Më se 66.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër covid-19. 4.6 për qind nga 5655 testet e kryer janë pozitive, tregon portali..
Negociatorët e BE-së dhe eurodeputetët ranë dakord mbi rregullat për mbushjen e objekteve evropiane të depozitimit të gazit përpara dimrit. Qëllimi është që vendet të përgatiten për ndërprerje të mundshme të gazit natyror rus, njoftoi REUTERS...
Kryeministri Kirill Petkov e cilësoi si lajm të rremë informacionin se është angazhuar personalisht me heqjen e vetos mbi negociatat e Republikës së..
Bibliotekarët hynë në një grevë paralajmëruese njëorëshe për dështimin e shtetit për të përmbushur një marrëveshje për pagat fillestare minimale...
Dezinformimi është një problem sistematik për Bullgarinë, si dhe për vendet e tjera të Evropës Lindore, tha për BNT Ministri i Qeverisjes Elektronike..