Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Freedon House” e vendos Bullgarinë ndër vendet e lira

Foto: freedomhouse.org

Në klasifikimin “Liria në botë” të organizatës “Freedom House” Bullgaria merr 80 nga gjithsej 100 pika të mundshme. Vendi ruan rezultatin e vet nga viti i kaluar dhe është klasifikuar si “i lirë”. Për Bullgarinë thuhet se ka shumë parti, të cilat konkurrojnë në një sistem demokratik. Shteti vazhdon të luftojë korrupsionin politik dhe kriminalitetin e organizuar. Sektori i mediave mbetet pluralist, por përqendrim i pronësisë është një problem në rritje. Gazetarët ndeshen me rreziqe dhe kërcënime gjatë punës së vet. Minoritetet etnike, sidomos romët, janë diskriminuar. Megjithë mungesën e financimit grupet për të drejtat e shoqërisë janë aktive dhe kanë ndikim.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në zgjedhje

11 shtatori është dita e fundit kur partitë dhe koalicionet deri në orën 17 mund të dorëzojnë dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në përfundim të kësaj periudhe,..

botuar më 24-09-11 9.23.PD

Parashikimi i motit për 11 shtatorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë të konsiderueshme në sasi. Të mërkurën pas mesditës nga perëndimi..

botuar më 24-09-10 7.40.MD
Atanas Zafirov

BSP tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, do të marrë pjesë si koalicion

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov i tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur të BSP-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Dokumentet u dorëzuan nga mbështetësit e lideres së dorëhequr Kornelia Ninova,..

botuar më 24-09-10 5.54.MD