Me 92 300 euro për frymë të popullsisë, komuna Devnja është me investime më të larta të huaja. Në vend të dytë dhe të tretë janë komunat Gëllëbovo dhe Pirdop përkatësisht me 57 500 dhe 45 600 euro, njoftoi Instituti për Ekonomi të Tregut. Liderë sipas këtij treguesi janë komunat e vogla me një industri të fortë, qendrat e mëdha ekonomike dhe disa komuna turistike si Kavarna, Sozopoll dhe Nesebër. Mes liderëve janë mbase dhe komunat Çellopeç dhe Panagjurishte të cilat kanë një industri fitimprurëse minerale, por të dhënat për to janë konfidenciale. Bashkia e Kryeqytetit dhe komuna e qytetit Burgas janë qendrat e vetme të rretheve në top 10 me përkatësisht 9 300 dhe 8 200 euro për frymë. Sofja tërheq gjysmën nga të gjitha investimet e huaja në vend ose 12,4 miliardë euro.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..