Edicioni i 13-të i Ditëve të Kinemasë Ortodokse hapet më 10 mars me filmin e regjisores Natalija Batraeva “Porta e Doneckut”. Në të rikrijohet jeta e disa murgeshave nën të shtënët e luftës. Ata gjejnë kuptimin e jetës në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve në kohën e luftës civile në Ukrainë. Shfaqja e filmit është me iniciativë të Mitropolisë së qytetit Lloveç. Ideja është që ai të prezantohet çdo të martë në kishën e vogël “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” deri në përfundimin e Kreshmës së Madhe .
Në programin e Ditëve të Kinemasë Ortodokse ka edhe dy filma grekë të regjisorit Pavllos Tripodakis. “Udhëkryqi” tregon për shpresën te Zoti të njerëzve të dëmtuar nga zjarret. Filmi tjetër “Kananga” prezanton një mision ortodoks në Kongo. Spektatorët do të njihen edhe me tema si murgjëria e prezantuar përmes prizmit të jetës dhe përvojës së gjyshit Dionisij; do të mësojnë për jetën dhe çudibërësin e shenjtorit gjeorgjian nga ditët tona Gavraill Urgebaxe.
,Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..