Edicioni i 13-të i Ditëve të Kinemasë Ortodokse hapet më 10 mars me filmin e regjisores Natalija Batraeva “Porta e Doneckut”. Në të rikrijohet jeta e disa murgeshave nën të shtënët e luftës. Ata gjejnë kuptimin e jetës në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve në kohën e luftës civile në Ukrainë. Shfaqja e filmit është me iniciativë të Mitropolisë së qytetit Lloveç. Ideja është që ai të prezantohet çdo të martë në kishën e vogël “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” deri në përfundimin e Kreshmës së Madhe .
Në programin e Ditëve të Kinemasë Ortodokse ka edhe dy filma grekë të regjisorit Pavllos Tripodakis. “Udhëkryqi” tregon për shpresën te Zoti të njerëzve të dëmtuar nga zjarret. Filmi tjetër “Kananga” prezanton një mision ortodoks në Kongo. Spektatorët do të njihen edhe me tema si murgjëria e prezantuar përmes prizmit të jetës dhe përvojës së gjyshit Dionisij; do të mësojnë për jetën dhe çudibërësin e shenjtorit gjeorgjian nga ditët tona Gavraill Urgebaxe.
,Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..