Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po organizojnë një video-konferencë të liderëve lidhur me koronavirusin

Kryeministri Borisov
Foto: BGNES

Me iniciativë të Izraelit, kryeministri Bojko Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij Benjamin Netanjahu. Kryeministri izraelit ka thënë se po kërkon lidhje me liderët e të gjitha shteteve të afërta për shkak të shpërndarjes së virusit COVID-19. Borisovi ka nënvizuar, nevojën prej një koordinimi ndërkombëtar, sepse problemi prek shumë vende. Netanjahu ka propozuar zhvillimin e një video-konference ditën e diel më 8 mars, në të cilën përveç këtyre të dyve të marrin pjesë po kështu kancelari austriak Sebastian Kurtz, presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban dhe burra shteti të tjerë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prezantohen masa parandaluese kundër murtajës së ripërtypësve të vegjël

Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani..

botuar më 24-07-31 11.55.PD

Sofja do të presë një sesion të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..

botuar më 24-07-31 11.13.PD

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD