Qyteti Hisarja është një vendpushim i cili tërheq turistë gjatë tërë vitit. Kjo i detyrohet klimës së mirë, burimeve mjekësore minerale dhe objekteve arkeologjike, të cilat janë konservuar shumë mirë. Këtu mund të shihet muri fortifikues i ruajtur më mirë në Evropë dhe banjat romake, ku edhe sot e kësaj dite nëpërmjet një ujësjellësi antik derdhet uji mineral. Pajisja është ndërtuar në vitin 135, ndërsa në antikitetin e vonshëm Dioklecianopol (atëherë qyteti Hisarja e ka pasur këtë emër) ka qenë SPA qendra më e madhe në provincat ballkanike të Perandorisë Romake.
Banjat në Hisarja funksionojnë edhe sot e kësaj dite dhe janë ndër tri kuriozitetet e këtij lloji që janë ruajtur më mirë në botë – të tjerat janë në Bat, Angli dhe në qytetin romak në Algjer. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Hisarja janë gjetur pllaka mermeri të tri nimfave-mbrojtëse të burimeve mjekësore, gjë që do të thotë se që para ndërtimit të banjave në mes të shekullit II, atje ka pasur vend të shenjtë të nimfave. Nimfeumi është prototip i spitaleve balneare. Banjat antike gjithmonë kanë qenë pasuria më e madhe e vendbanimit kulturor, ndërsa sot janë pjesë e Muzeut Arkeologjik të Hisarjës – një qytet me 22 burime mjekësore minerale.
Që ta bëjnë vizitën e turistëve në qytet edhe më të paharrueshme një grup IT specialistësh krijoi aplikacion për celularë, i cili i çon vizituesit në një udhëtim emocionues në lashtësi. Ai mund të përdoret falas në territorin e Muzeut Arkeologjik. Nëpërmjet Hisarya Tour walk mund të shihen në mënyrë virtuale objekte dhe artefakte nga qyteti i lashtë romak Dioklecianopolis. Krijuesit e aplikacionit e konsiderojnë si një formë moderne të artit vizual, që krijon lidhje midis historisë dhe turizmit kulturor, midis produktit krijues dhe atij turistik.
“Aplikacioni është bazuar krejtësisht tek teknologjitë moderne, ai është i lehtë dhe konsumatori mund ta përdorë si në bullgarisht, ashtu dhe në anglisht” – thotë Tanja Dançeva, një prej vullnetarëve pranë Muzeut Arkeologjik në qytet. Ajo na sqaroi se si pikërisht punon aplikacioni mobil:
“Po të blini biletë për ndonjë prej objekteve arkeologjike në Hisarja ju e shkarkoni aplikacionin atje. Aktualisht ai funksionon vetëm për “Banjat Romake”, por sipas projektit duhet të zgjerohet për tërë qytetin antik. Klikoni tek objekti aktiv, ku ju “mirëpret” një Asklepi i stilizuar – kjo është një perëndi me aftësi mjekësore nga mitologjia e lashtë greke (biri i Apolonit dhe i nimfës Kronida). E drejtojmë markerin dhe me të mund të bëjmë një fotografi, e cila mbetet në galerinë tonë mbi vetë aplikacionin. Pas kësaj mund të vazhdoni t’i ndiqni markerët dhe kur të hyni në dhomën përkatësеmerrni informacion nga Asklepi i vogël se ku ndodheni dhe për se përdoret dhomanë fjalë. Pas kësaj mund t’ia drejtoni celularin tuaj një markeri tjetër dhe atje duket ndonjë artefakt, për të cilin përsëri merrni informacion. Duke kaluar përmes të gjitha dhomave ju grumbulloni artefakte të ndryshme, të cilat mbeten në galerinë tuaj. Më vonë, në qoftë se dëshironi, mund t’i shihni përsëri dhe të merrni informacion nga ata. Aplikacioni mund të përdoret dhe pa internet shumë herë, në qoftë se është shkarkuar një herë në telefonin e vizituesit në muzeun në Hisarja.”
Në muzeun e këtij qyteti të lashtë ka eksponate të mijëvjeçarit të pestë para Krishtit deri në epokën e Rilindjes (mesi i shekullit XVIII). Janë përfshirë të gjitha periudhat – Neoliti, Epoka e Bronztë, trakët gjithashtu kanë banuar rreth ujërave minerale. Pas kësaj kanë ardhur romakët dhe Perandori Dioklecian. Nga ajo kohë në qytet ka një rezidencë të ruajtur perandorake. Një kuriozitet tjetër është varreza e ruajtur romake nga shekulli IV ku ka një mozaik të bukur.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: museum.hisar.bg dhe facebook.com/HisaryaTourWalk
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..