Një burrë 78 vjeçar është shtetasi i dytë i Britanisë së Madhe në Bullgari i infektuar me koronavirusin. Më herët sot u njoftua se një fëmijë 9 vjeç nga Anglia është i infektuar me COVID-19. Ai ka mbërritur në vendpushimin Bansko në malin Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore me familjen e xhaxhait. Rasti i fundit gjithashtu është në Bansko.
Me vendim të prokurorisë dhe me vendim të Shtabit të Krizës në Bansko ski-zona në vendpushim mbyllet urgjentisht. Shtetasit e huaj në Bansko do të vizitohen atje dhe do të plotësojnë deklarata se janë në dijeni të gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari.
Ski-zona në vendpushimin Pamporovo në malin Rodope gjithashtu mbyllet nga 17 deri në 29 mars në lidhje me përhapjen e COVID-19 në vend dhe duke pasur parasysh sigurinë e të gjithë turistëve në pushimore. Në hotelet e vendpushimit është siguruar ushqim në dhomat e turistëve.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..