Që nga 17 mars deri më 13 prill pezullohen të gjitha veprimtaritë në përputhje me Ligjin për turizmin si turizmi i brendshëm, ashtu dhe udhëtimet jashtë vendit.
Urdhëresën për këtë e lëshoi Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova. Ajo tha se kjo me siguri do të çojë në falimentime në sektor, por Ministria nuk ka prognoza paraprake për përmasat konkrete.
Më herët gjatë së martës Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev bëri thirrje për përforcimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit nga ana e shtetit, si ndalimi i ekskursioneve jashtë Bullgarisë, transportimeve të njerëzve jashtë vendit, udhëtimeve të njerëzve midis qyteteve.
Ai rekomandoi riorganizimin e ekonomisë kombëtare në mënyrë që vetë të prodhojë të gjitha mallrat për mbulimin e nevojave më të rëndësishme.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..