Autoritetet kufitare bullgare u bene thirrje qytetarëve për të mos udhëtuar deri në Turqi, sepse që nga dje ajo nuk lejon hyrjen e shtetasve të huaj me vetura, mikrobusë dhe autobusë. Përmes kufirit me Bullgarinë mund të hyjnë vetëm shtetas turq dhe kamionë në pikëkalimet Kapitan Andreevo dhe Lesovo. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia është duke aplikuar një sërë masash në lidhje me shoferët ndërkombëtarë të maunave. Shtetasit e Gjermanisë, Spanjës, Francës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë, Austrisë, Belgjikës, Holandës, Kinës, Iranit, Irakut, Koresë së Jugut, Japonisë, Italisë, Tajlandës, HongKongut, Singaporit nuk mund të marrin leje për hyrje në territorin turk. Shoferët, të cilët janë shtetas të vendeve të treta dhe kanë qenë në një prej shteteve të lartpërmendura gjatë 14 ditëve të fundit, vendosen në karantinë deri në skadimin e afatit të saj 14 ditor.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..