Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID 19 në Bullgari – Dita e 18

Foto: Bashkia e Mezdrës

Të infektuar të rinj me koronavirus, të shëruarit janë katër

Sipas të dhënave të shpallura nga Shtabi Operativ Kombëtar në orën 17.00 më 25 mars në Bullgari janë regjistruar 22 raste të reja të koronavirusit. Kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 242. Në spital janë vendosur 40 prej të sëmurëve, bëri të ditur në briefingun e rregullt shefi i shtabit gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Tani për tani të shëruarit janë katër. Ende nuk dihet se kur do të jetë kulmi i epidemisë, por rritja e përqindjes së të sëmurëve është shumë e ngadaltë për shkak të masave të rrepta, komentoi Mutafçijski.

U hoq ndalimi për mbylljen e trafikut drejt Turqisë

Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev anuloi ndalimin e shpallur më herët më 25 mars për kalimin përmes Bullgarisë të maunave dhe kamionëve që udhëtojnë drejt Turqisë. Sanksioni u përkiste maunave dhe kamionëve që vinin nga 67 shtete, përfshi këtu partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Turqisë. Vendimi u mor sepse në kufirin me Turqinë kishte një varg maunash të gjatë 50 km, të cilët prisnin në autostradën Marica, që të hyjnë në fqinjin tonë jugor, tha drejtori i “Policisë Kufitare” kryekomisari Svetllan Kiçikov. Ndalimi u hoq pasi filluan bisedime mes ministrave të punëve të brendshme për përballimin e krizës së trafikut.

Deklaratë e re për pikëkalimet e qyteteve të mëdha bullgare

Nga data 25 mars qytetarët janë të detyruar të tregojnë një deklaratë të re në pikëkalimet e qyteteve. Që të kalojnë udhëtarët duhet të shënojnë adresën e vet, adresën e vendit të punës dhe shkaqet për të cilat udhëtojnë jashtë vendbanimit. Formulari mund të tërhiqet nga ueb sajti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Deri tani deklarata vetëm tregohej para policëve, por këtej e tutje dokumenti duhet t’u jepet atyre. Pra njerëzit duhet të kenë disa deklarata, në qoftë se kanë nevojë për të kaluar përmes më shumë qyteteve. Masa u aplikua për shkak të rasteve të abuzimit.

Mbi¾ prej bullgarëve nuk besojnë se janë kërcënuar nga COVID-19

76 për qind e bullgarëve nuk mendojnë se janë kërcënuar nga infektimi me koronavirusin, tregon një studim i Institutit të Shëndeti Psikik dhe Zhvillimit. Mirëpo, sipas prognozave 45 për qind e popullsisë do të infektohet me koronavrusin. 94 për qind e njerëzve janë gati të mbeten në karantinë. 90 për qind besojnë se mund të marrin masa efektive parandaluese. 5 për qind dyshojnë. Vendet, ku ka shumë të ngjarë të infektohemi sipas të anketuarve janë transporti urban dhe vendet e argëtimit (73 për qind). Mbi 90 për qind shpresojnë tek miqtë, ose njerëzit e afërm për t’u kujdesur për ta në rast sëmundjeje. Rreth 1 për qind deklarojnë se nuk kanë të afërm të cilët të kujdesen për ta. Rreth 20 për qind prej të anketuarve ndihen të qetë duke parë njeri me maskë.

Shumica e bullgarëve përkrahin masat kundër COVID-19

Në përgjithësi bullgarët miratojnë dhe pranojnë gjendjen e jashtëzakonshme. Këtë e tregon anketa telefonike e bërë nga “Gallup International” ndër 1 mijë bullgarë madhorë nga 20 deri më 23 mars. 87% prej të anketuarve mendojnë se në sfondin e shteteve të tjera Bullgaria e përballon situatën relativisht mirë. Pyetjes si i vlerësojnë masat kundër epidemiologjisë, 66% i përgjigjen se ato janë të mjaftueshme, 17% - se janë të tepërta, 15% - se janë të pamjaftueshme. 22% prej të anketuarve pohojnë se epidemia shkakton tak ata panik, 64% janë të shqetësuar dhe 12% janë të qetë. Në fakt të gjithët deklarojnë se kujdesen më mirë për higjienën e tyre, 80% përdorin dezinfektues, 90% kanë kufizuar vizitat tek miqtë, kurse 5% përdorin maska. 64% prej bullgarëve janë të mendimit se koronavirusi është krijuar në laborator.

Përkrahje financiare shtetërore për biznesin e mesëm dhe të vogël

Shteti rrit pjesëmarrjen e vet në “Bankën Bullgare për Zhvillim”. Rritja e kapitalit është me 350 mln euro. Mjetet i jepen “Bankës Bullgare për Zhvillim" për zbatimin e masave në ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të prekura nga COVID-19. Qëllimi është që të kufizohen rreziqet nga rënia në krizën e likuiditetit dhe për përkrahje preventive të biznesit. Këtu është përfshirë edhe ndarja e riskut me bankat tregtare në vend. “Banka Bullgare për Zhvillim” do të lejojë akses tek financimi për mirëmbajtjen e xhiros dhe të veprimtarisë, do t’u japë garanci bankave ndërsa ato do to sigurojnë kushte më të zhdërvjellëta për biznes-kredi, për një periudhë të veçante dhe me kushte individuale, bëri të ditur qeveria.

Përpiloi: Diana Cankova


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapim rreth 720 seksione për zgjedhjet jashtë vendit

Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit përfundon në mesnatë..

botuar më 24-10-02 3.45.MD
Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov dhe zëvendësministrja e punëve të jashtme Elena Shekerletova në një konferencë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave sot, 2 tetor 2024

Masat e institucioneve shtetërore pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

Ne dënojmë kategorikisht sulmet e vazhdueshme raketore të Iranit kundër Izraelit, mbështesim stabilitetin dhe sigurinë rajonale të shtetit të Izraelit, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngarkuar në rrjetin “X”. Për..

botuar më 24-10-02 1.12.MD

Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..

botuar më 24-10-02 12.02.MD