Një jetë e tërë e cila i kushtohet muzikës tradicionale të krahinës së Dobruxhës – këto fjalë më saktë e përshkruajnë kontributin krijues të kompozitorit tonë të njohur dhe dirigjent Petër Krumov.
Përkushtimin e tij në shërbim të trashëgimisë së krahinës së Dobruxhës (Bullgari Verilindore) mund ta shikojmë në qindra këngë për ansamblet e dhomës, pjesa orkestrale, vepra për shfaqje muzikore dhe të vallëzimit. Shumë prej tyre janë për repertorin e ansamblit “Dobruxha” (qyteti Dobriç), të drejtuar nga Petër Krumovi në vazhdim të 25 vjetëve (1957-1982). Nën drejtimin e tij si dirigjent janë realizuar qindra incizime në Radio Varna. Kurse në fonotekën e Radios Kombëtare Bullgare ruhen afro 500 kompozicione të tij. Krijimtarinë e tij ai e plotëson me publikime të shumta në fushën e kritikës muzikore dhe të historiografisë. Janë shumë mirë të njohur dhe librat e tij: “Interpretues të krahinës së Dobruxhës përpara mikrofonit”, “Dobuxha ime”, “Në vetmi me.....”, “Trashëgimia”. Kurse përmbledhjet me këngë popullore nga rrethet e Dobriçit dhe Silistrës, “Stamatka Kirillova-100 këngë nga Dobruxha e Veriut”, “Maria Rajkova-këngë nga rrethi i qytetit Shumen”përfshijnë këngë me nota me udhëzues për përkatësinë stilistike, si dhe studime shkencore mbi materialin muzikor.
“Kënga popullore hyri në jetën time relativisht vonë, por ama mbeti aty përgjithmonë” – thotë Petër Krumov dhe vazhdon: “Deri në vitin e katërt në Akademinë Muzikore në Sofje, duke bërë studime në specialitetin e dirigjimit koral tek profesori Gjeorgji Dimitrov, unë isha një ithtar i zjarrtë i klasikes, madje ekzekutoja në orkestrën simfonike në qytetin Dobriç. Por, më dërguan në Ansamblin Kombëtar për Këngë dhe Valle Folklorike “Filip Kutev” – për stazhin e detyrueshëm për të gjithë studentët - dirigjentë. Dhe kështu fillova punë me folklorin tonë, për të cilën jo se nuk më vjen keq, por dhe krenohem. Tamam 25 vjet stazh pune kam në ansamblin “Dobruxha”, i cili nga një trupë amatore instrumentale dhe të vallëzimit u kthye në një grup profesional. Gjatë viteve ansambli arriti shumë. Një pjesë nga sukseset e tij janë për shkak të Radios Kombëtare Bullgare. Një nga detyrat e mia qe repertori i grupit të jetë nga krahina e Dobruxhës. Muzikantët në orkestër qenë djem të talentuar, por pa asnjë përgatitje muzikore, pa i njohur dhe i dalluar notat. Jam shumë mirënjohës se qenë njerëz të mirë dhe shumë të njerëzishëm dhe bashkë mundëm të arrijmë sukses.
Këto 25 vjet në ansamblin “Dobruxha” qenë një ecuri e vazhdueshme përpara dhe përpjetë. Kur ika nga grupi, u përqendrova mbi mbledhjen dhe grumbullimin e këngëve. Kuptova se e kisha lënë pas dore muzikën instrumentale dhe tashmë kishte ardhur koha për t’u marrë me të. Kjo është muzika e valleve të krahinës së Dobruxhës, të cilat qyhen “sborenka”, “opas”, “padllash”, “rëçenik” – tepër karakteristike për krahinën tonë. Unë qesh iniciator i disa tubimeve me karakter konkursi për njerëzit e rinj. Një prej tyre mban emrin e këngëtarit të madh Ivan Gjeorgjiev. Unë organizova dhe festivalin “Ditët folklorike të Dobruxhës”, i cili ekzistonte 5 vjet. Në librin tim të fundit “Dobruxha Ime” shkrova se, pavarësisht se kam lindur në një qytet tjetër, dhe deri më sot jetoj në Dobriç. Kur erdha këtu, akoma nuk e dija se do ta përkushtoja të gjithë jetën time folklorit të kësaj krahine. Duke u zhytur në këtë atmosferë të shkëlqyer, i thashë vetes: ”Shikoje këtë rrafshinë, shiko pafundësinë, e cila hapet dhe shtrihet përpara teje, shiko pafundësinë, e cila nuk mund të arrihet dhe do të kuptosh, se ia vlen të punosh për të.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..