Më 13 mars Bullgaria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kërcënimit nga shpërndarja e shpejtë e koronavirusit. Një pjesë nga punëdhënësit, të cilët kishin mundësi, rregulluan ritmin e veprimtarisë së tyre dhe organizuan për nëpunësit e vet formën e punës në distancë, akoma para se të hyjnë në fuqi rekomandimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Sfidën për të punuar në kushte shtëpiake shumica e ndërmorën si diçka fare të logjikshme dhe të aplikueshme në kushtet e botës digjitale në të cilën jetojmë.
“Bullgari është i prirë të mendojë në mënyrë krijuese - shënoi kohët e fundit në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar psikoterapeutja dr. Irina Milina. Ne jemi shpikës, kombinatorë dhe pritet që në një moment të tillë të sajojmë diçka, e cila të mund t’u ndihmojë njerëzve. Ne i kemi dëshmuar botës se shpikjet tona tashmë gëzojnë popullaritet të madh. Sa i përket të ashtuquajturit izolim, nuk duhet të spekulojmë me këtë fjalë por të mundohemi ta organizojmë ditën tonë në mënyrë të tillë kështu qe të përfshijmë të gjithë me të cilët jemi të izoluar në kryerjen e detyrave ditore.”
Më të privilegjuar në kushtet e reja janë fëmijët, të cilët gëzojnë një vëmendje më të madhe nga ana e prindërve të vet.
Ndryshimi i vlerave në dobi të familjes deri para pak kohe dukej si ndonjë utopi e paarritshme. Por tani buzëqeshjet e lumtura të fëmijëve, të cilët komunikojnë më shumë me prindërit e tyre janë fakt. Pikërisht kjo i bëri disa prindër të nxjerrin në pah prioritetet e vetizolimit të detyrueshëm. “Mos vallë është mirë të jemi në karantinë gjatë tërë vitit?” – pyet me shaka një prind në rrjetin social. Për shkak të gjësë më të vlefshme në këtë botë! Nesër mund të vdes nga virusi, por këto ditë të kaluara në familje mbeten të paçmueshme! Derisa të kthehemi në ritmin e zakonshëm! Ju uroj të jeni të shëndoshë dhe të fortë! Do të kalojmë edhe përmes kësaj situate. Kurse pas kësaj do të jemi shumë mirënjohës!
Kurse atyre, të cilët nuk kanë familje dhe do të mbeten vetëm në shtëpitë e tyre bosh, psikologja dr. Milina u rekomandon:
“Nuk ka asgjë të keqe që të heshtim pak dhe të mund të ruajmë qetësi. Kur është qetë ne e vërejmë më shumë veten dhe gjejmë më shumë gjëra të cilat mund t’i ndryshojmë në mënyrë që të bëhemi më të mirë. Në vend që të qëndrojmë përpara televizorit ose në Facebook dhe të përmbushemi vazhdimisht nga informacioni shqetësues, mund të mendojmë sesi mund t’i bëjmë njerëzit rreth nesh më të lumtur dhe t’u ndihmojmë”.
Pjesa më e madhe e bullgarëve, si dhe njerëzit e tjerë nëpër botë, të mbyllur mes katër mureve për shkak të karantinës, mundohen të jenë optimistë. Në rrjetet sociale ata filluan të ndajnë mendime njëri me tjetrin për përparësitë e karantinës - të marrësh për një moment pak ajër dhe të mund t’i japësh një “ristart” botëkuptimit tënd. Ndërkaq, mundimet e fundit të dimrit vonuar, suplementarisht i bënë bullgarët të mbeten nëpër shtëpitë e tyre. Sikurse në një mënyrë fare të natyrshme natyra na tregon se ka ardhur kohë të shtypim butonin e pauzës, të mbetemi në shtëpi, të shijojmë ndonjë film të bukur ose ndonjë libër të palexuar, të shëtisim në mënyrë virtuale në ndonjë muze ose të ndjekim ndonjë spektakël të operës.
Sa i përket procesit të punës – ai po kështu merr një drejtimtjetër. Përpara shpërndarjes së pandemisë shumë punëdhënës nuk qenë shumë dakord t’i lenë nëpunësit e vet të punojnë që nga shtëpia, por ky “eksperiment i papritur” fitoi shumë përkrahës, më tepër mes prindërve, të cilët duan të punojnë, por nuk kanë se kujt t’u lënë fëmijët. Madje disa punëdhënës po mendojnë ta pranojnë këtë variant si një formë më të zhdërvjelltë të punës.Kjo do të thotë një hap drejt reformës së shumëpritur, e cila do të rishpërndajë prioritetet e vërteta në jetë. Siç duket ka prioritete edhe për të dyja palët. Punëdhënësit kursejnë shpenzime për mirëmbajtjen e vendeve të punës, për korrent, ngrohje e shërbime të tjera jetike. Kurse punuesit e rizbulojnë ritmin më të lirë të punës, pa humbje të kohës dhe të mjeteve suplementare për lëvizje drejt vendit të punës. Mos vallë kjo është mënyra e punës në të ardhmen? – do të shohim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..