COVID-19 në Bullgari: Dita 22
Tetë janë rastet e reja me COVID-19 në Sofje, të infektuarit në vend janë 346
Informacioni është nga brifingu i shtabit operativ kundër koronavirusit në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja të virusit të ri – gjithat në Sofje. Kështu të prekurit në kryeqytet janë 214, kurse në vend – 346. 125 prej tyre janë hospitalizuar, kurse në repartet e mjekimit intensiv ndodhen 13 veta. Gjatë ditës së fundit nga spitalet kanë dalë dy persona dhe me ta numri i të shëruarve bëhet 14. Numri i të vdekurve mbetet 8, kurse mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. Sëmundja ka ecuri të rëndë tek të gjitha grupmoshat.
Vdekshmëria reale nga COVID-19 është më e ulët sesa tregojnë llogaritjet aktuale
Specialisti infeksionist Atanas Mangërov nga Këshiilli mjekësor për kundërvënien e krizës me koronavirusin pranë qeverisë deklaroi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare, se “numri real i të infektuarve me COVID-19 është dhjetëra herë më shumë, sesa janë rastet e regjistruara”. Deri tani ka të dhëna për vdekshmëri midis 2% dhe 4%, të cilat janë llogaritur në bazë të rasteve të provuara. Po të kemi parasysh rastet që nuk janë analizuar dhe të cilat kalojnë pa simptoma ose me simptoma shumë të lehta, vdekshmëria do të dalë se është shumë herë më e ulët, mendon d-r Mangërov.
Gjykata e Sofjes ndëshkoi një shkelës të karantinës
Në një seancë të zhvilluar nëpërmjet Skype Gjykata e Rrjetit Gjyqësor të Sofjes mori vendim për masë shtrënguese garanci pasurore për shumën 5 mijë euro për një burrë, i cili qëllimisht i ka shkelur kushtet e karantinës.
Para kësaj personi ka qenë ndaluar për 72 orë për mosrespektimin e karantinës së detyrueshme 14-ditësh. Pas kthimit të tij nga Suedia me fluturim përmes Frankfurtit, ai ka refuzuar të nënshkruajë dokumentet e ofruara nga autoritetet kufitare dhe ka treguar mospërfillje ndaj përpjekjeve të nëpunësve të aeroportit t’i kryejnë detyrat e tyre.
Në Sofje gjobojnë për shëtitje në park
“Të provokuar nga moti i mirë shumë njerëz në Sofje dolën për shëtitje gjatë ditëve të pushimit. Kjo është në kundërshtim të masave të shpallura të parandalimit. Prandaj ekipet e policisë kontrollojnë parqet dhe pedonalet” – shkroi në faqen e vet në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Ajo u bëri thirrje kryeqytetasve që të respektojnë rregullat jo për shkak të gjobave, por për shkak të vetë shëndetit të tyre. Policët dolën në vendet ku zakonisht grumbullohen shumë njerëz për të kontrolluar situatën. Tashmë ka njerëz të gjobuar, përfshin këtu për shëtitje në malin Vitosha.
Laborator për PCR dhe në qytetin Pleven
Brenda disa ditësh në Universitetin Mjekësor të Plevenit (Bullgari Veriore) do të fillojë punë laboratori për analizë të rasteve me COVID-19 përmes testeve PCR. Investimi është për rreth 100 mijë euro, i cili përfshin aparaturë për PCR dhe pajisje suplementare, njoftoi për Nova TV rektori i universitetit dr. Sllavço Tomov.
Qeveria mendon për punëdhënësin, por para së gjithësh për punëtorin
Në programin e “E Diela 150” të Radios Kombëtare Bullgare zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev shpjegoi se shteti do të sigurojë përkrahje për biznesin, i cili vuan nga kufizimet e karantinës, por mendon para së gjithësh për punëtorin.
Shpenzimet e pritshme për etapën e parë janë 500 mln. euro (1 mlrd. leva). Vendi ka gatishmëri teknike për marrjen e kredive, tha gjithashtu për BNR Tomisllav Donçev.
Një shkollë në Sofje është gati të ndihmojë edhe financiarisht nxënësit
Shkolla numër 120 e Sofjes “Georgi Rakovski” shpalli se fillon nismë në përkrahje të nxënësve në kushtet e situatës së jashtëzakonshme. Ekipi i drejtoreshës Cvetanka Toneva , derisa merret me mësimdhënie në distancë, përpiqet të identifikojë ata nxënës, të cilët kanë nevojë për ndihmë financiare në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për fëmijë nga familjet e varfra, të cilat vështirësohen në sigurimin e ushqimeve.
Një kompani private krijoi platformë për vullnetrë
Platforma DOBROVOLETS.BG rekruton vullnetrë në përkrahje të shtabit kombëtar për koronavirusin. Projekti është përpunuar pas analizës së strukturave më të mira të vullnetarëve në botë, me theks mbi ato në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Ndihmë psikologjike online në gjendjen e jashtëzakonshme
Kryqi i Kuq Bullgar u përgjigjet nevojave të shoqërisë për ofrimin e ndihmës psikologjike në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përshkallëzimit të stresit. Në faqen e internetit të organizatës /www.redcross.bg/ specialistët do të jenë gati të ofrojnë ndihmë nëpërmjet çatit çdo ditë nga ora 10.00 deri më 12.00, nga 15.00 deri më 17.00 dhe nga 20.00 deri më 22.00. Të gjithë njerëzit, të cilët ndodhen në shtëpitë e tyre dhe kanë vështirësi në përballimin e situatës së krizës, mund të kërkojnë këshillë nga specialistët.
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..