Që nga informacionet e para për përhapjen gjithnjë e më të gjerë të koronavirusit njerëzit filluan të blejnë sasi të mëdha preparatesh dhe xhelash dezinfektues. Në rrjetin e dyqaneve jo vetëm që u zvogëluan por edhe u zhdukën xhelat antibakterialë me të cilët pastrojmë duart jashtë shtëpisë. Mirëpo, doli që ata nuk janë efektiv kundër viruseve.
Shtetasit nuk janë mjaftë të informuar përsa u përket dezinfektuesve, theksoi Viktor Azmanov - pronar i një firme për dezinfektues. Në një intervistë për televizionin BTv ai shpjegoi, se çdo produkt testohet për të vërtetuar efikasitetin e tij dhe për të marrë regjistrimin përkatës.
“Me përqendrim më të ulët të përbërësve aktiv më lehtë asgjësohen bakteret, pas kësaj – kërpudhat, bakteri i tuberkulozit dhe në vend të fundit – viruset. Kjo do të thotë, se një preparat i testuar për të asgjësuar bakteri dhe i regjistrua si xhel antibakterial, nuk ka sesi të ketë fuqi kundër viruseve. Kjo për arsye se nuk është i regjistruar si i tillë dhe nuk ka institucion i cili të garantojë efikasitetin e tij. Thënë më thjeshtë xhelat antibakterial vrasin bakteret ndërsa biocidet dezinfektues kanë fuqi kundër viruseve” – shpjegoi Azmanov.
Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë botoi Regjistrin e biocideve të lejuara dhe të firmave të regjistruara të cilat prodhojnë dezinfektues.
“Është me rëndësi që produkti që blejmë të quhet dezinfektues ose biocid, por jo produkt antibakterial, sepse produktet antibakteriale janë të regjistruara si kozmetike dhe nuk kalojnë testimin e produkteve që janë kundër viruseve. Kur blejmë dezinfektues duhet të shikojmë mbi pakon se produkti ka regjistrimin përkatës. Ky regjistrim pas kësaj mund të verifikohet në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë” – këshillonViktor Azmanov.
Ai paralajmëroi se në kushtet e pandemisë në tregun bullgar dolën shumë firma të cilat shesin preparate të ndryshme. Ai shprehu shqetësim se ato nuk janë të testuara dhe të regjistruara sipas rendit ligjor. Dhe shton se brenda 20 viteve të fundit tek ne kishte nja 7-8 firma të cilat furnizuan spitalet me dezinfektues. Për më tepër se disa prej firmave ishin bullgare.
Është me rëndësi të dihet se dezinfektimi bëhet mbi sipërfaqe të pastër. Kjo do të thotë se së pari duhet të lajmë duart me sapun, gjë pas së cilës mund të dezinfektohemi me ndonjë produkt dezinfektues. Në se nuk ka se ku të lajmë duart me sapun mund të shfrytëzojmë dezinfektues, por në raste të tilla duhet të fërkojmë duart minimum 15 sekonda kështu që dezinfektuesi të pastrojë lëkurën e duarve.
Redaktor: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..
Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..
Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik..
Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu..
Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në..