Austria transportoi me fluturime charter mbi 200 infermiere nga Bullgaria dhe Rumania, bëri të ditur “Euroaktiv”. Sistemi austriak i shëndetësi varet shumë nga personeli i Evropës Lindore. Një pjesë e madhe prej tyre mbërrijnë, mbeten për disa javë dhe kthehen. Bullgarët dhe rumunët do të kalojnë një karantinë 14 ditore në hotel. Pritet që pas kësaj të mbeten për të punuar në Austri më shumë, jo vetëm një muaj. Nuk është e qartë nëse do të ketë akoma aksione të tilla. Provinca “Austria e Poshtme” ka nevojë për 70 punonjës mjekësorë, por janë emëruar më shumë, si “masë sigurie”. Komisioni Evropian u dërgoi rekomandime shteteve-anëtare, që të garantojë se punonjësit në fushat kyçe do të kalojnë kufijtë, që të punojnë, megjithë kufizimet për shkak të koronavirusit.
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve..