Fondacioni “Amerika për Bullgarinë”, Forumi Bamirës Bullgar, Ambasada e SHBA-së në Sofje dhe Dhoma Tregtare Amerikane themeluan një fond të pavarur “Së bashku kundër COVID-19”. Në këtë fond janë mbledhur donacione të kompanive bullgare dhe të huaja, dhe ato të ofruara nga persona privatë me vlerë të përbashkët 394 mijë euro.
Fondet u janë ofruar spitaleve të ndryshme bullgare, shpjegoi Nancy Schiller, presidentja e fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Ajo është shumë e impresionuar nga puna e sektorit joqeveritar në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. “Kjo më jep shpresë dhe më bën që të mendoj se e mira është më ngjitëse sesa është koronavirusi”, tha Schiller.
Fondi me anë të llogarisë së vet për donacione #StandingTogether vazhdon të mbledhë mjete për sektorin joqeveritar dhe për biznesin e vogël.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..