Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 Prilli – Dita Botërore e Shëndetit

COVID-19: Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë janë në vijën e përparme në punën me grupet e pakicave

Profesori Ivajllo Tërnev: Uria vendoset në lagjet e romëve

Të mbyllur prapa kordonëve të policisë, mijëra njerëz janë në nevojë në lagjet e romëve. “Uria po vjen për gjithnjë e më shumë familje në nevojë, por problemi i tyre nuk gjen zgjidhje adekuate”, thekson profesori Ivajllo Tërnev, shef i klinikës në Spitalin Aleksasndrovska, kryetar i Fondacionit “Probleme Shëndetësore të Pakicave” dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Rrjetit Kombëtar të Ndërmjetësve Shëndetësorë.

Shumë romë  të cilët e humbën punën dhe përkrahjen e të afërmve që u kthyen nga kurbet jashtë shtetit për shkak të epidemisë së koronavirusit, iu shpresojnë kryesisht pakove me ushqim të cilat ndonjë donator kohë pas kohe dërgon në lagjen ku banojnë. Në këtë sfond ata kanë mbrojtësit e tyre të cilët ditë e net rrethojnë lagjen shtëpi më shtëpi për të shpjeguar se duhet të mbajnë pastërti, për të këshilluar të mos dalin përjashta, për të përfshirë emrat e tyre në lista për ndihmat për njerëzit në nevojë, për të shpërndarë ndihmat, për të dezinfektuar vendet publike. Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë në 115 bashki bëjnë këtë punë bamirëse kundrejt rrogës minimale të siguruar nga pushteti vendor.

Ndërmjetësit shëndetësorë janë në vijën e përparme – thekson profesori Ivajllo Tërnev. – Çdo ditë ata takohen me të gjithë njerëzit nga bashkia dhe tekstualisht realizojnë një punë të rrezikshme prej apostulli. Vetëm duhet të përfytyroni se si punohet në një mjedis të margjinalizuar të njerëzve të uritur dhe të dëshpëruar të cilët e kanë humbur edhe të voglën që kanë. Dhe një njeri vjen për të thënë: “Lani duart dhe respektoni rregullat e higjienës”. Madje ata nuk kanë as ujë, as korrent.

Rrugët boshe në lagjet e romëve dhe disiplina e njerëzve nën karantinë fund e krye iu detyrohet ndërmjetësve shëndetësorë, të cilët realizuan fushatën e informacionit pothuajse pa mjete mbrojtëse, është i bindur mjeku. Ai bën propozim që ndërmjetësit të marrin ndihmë financiare si mjekët nga të ashtuquajtura vija e përparme, bashkitë të ndihmojnë punën e tyre, ndërsa shteti t’u sigurojë produkte ushqimore familjeve në nevojë – sidomos aty ku nuk ka ndërmjetës shëndetësorë dhe qasje është pothuajse e pamundshme.

Që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme shumica e lagjeve të romëve janë të izoluara prapa pikave kontrolluese policore.

Jam i shqetësuar nga masat speciale për informim dhe ndihmë të banorëve të lagjeve të romëve – me policë, me masa restriktive, me stigmatizim të romëve, me përkatësi etnike të epidemisë – komentoi profesor Tërnev. – Ato masa u aplikuan megjithë që në lagjen e romëve rrugët mbetën boshe më shpejtë se sa rrugët qendrore të kryeqytetit. Kishte rajone ku ndërmjetësit shëndetësorë ishin të detyruar të marrin nënshkrimet e njerëzve, se ata janë të informuar për epideminë. Dhe ky është një akt i cili ndërmerret vetëm ndaj romëve.”

Sipas mjekut, i cili që nga viti 1993 rrethon lagjet e romëve ku has shumë vuajtje dhe mjerim, situata aty pothuajse nuk është e ndryshuar.

“Pamja e fundit, të cilën nuk mund të harroj është një fotografi e fëmijëve nga qyteti Nikollaevo të Bullgarisë Jugore, fëmijë këto të cilët jetojnë në mjerim të paparë – tregon profesori Tërnev. – Romët në këtë qytet jetojnë shumë keq dhe Bashkia duhet të tregojë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar familjet. Asnjeri nuk do të besojë, se fotografitë me këta njerëz të varfër dhe të margjinalizuar janë bërë në një shtet evropian. Fotografi të tilla mund të shihen vetëm në Afrikë.”

Një ditë, kur epidemia do të jetë prapa kurrizit tonë profesori shpreson të bëhemi më human. Për veten thotë se mbledh të mirën, pra ato histori prekëse, të cilat dëshiron të tregojë. Ndoshta si ato për ndërmjetësin shëndetësor Dimitër Millanov nga qyteti Trën të Bullgarisë Perëndimore i cili vonë mbrëmë ulet në makinën qepëse në shtëpi për të qepur masa për vëllezërit e tij nga lagjet e romëve.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD