Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafiku në hyrjet e Sofjes pas Pashkëve nuk është i ngarkuar

Foto: BGNES

Të hënën në mëngjes pas Pashkëve pritej rritja e fluksit të automjeteve në drejtim të Sofjes.  Në të gjitha hyrjet e kryeqytetit ka postblloqe, ku kontrollohen dokumentet e udhëtuesve, të cilat pohojnë se ata jetojnë apo punojnë në Sofje. Hyrja në qytet mund të bëhet vetën në intervalet kohore 06:00 - 08:00 dhe 18:00 - 20:00. Sot në intervalin e mëngjesit trafiku nuk ishte i madh.

Lidhur me kthimin e shumë kryeqytetasve pas pushimeve të pashkëve Drejtoria e Sofjes e Ministrisë së Punëve të Brendshme paralajmëroi në brifing në mëngjes se informacionet në deklaratat e paraqitura për dalje jashtë Sofjes do të kontrollohen rreptësisht dhe në se shoferët kanë ofruar të dhëna jo të drejta, prej tyre do të kërkohet përgjegjësi penale. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD