Dy turne ndërkombëtare të gjimnastikës ritmike në Bullgari të planifikuar gjatë verës janë shtyrë për vitin 2021 për shkak të krizës me COVID-19, njoftoi Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike.
Gara “Diamantët e Sofjes” duhej zhvilluar gjatë qershorit, por organizatorët nga klubi i gjimnastikës ritmike Sofja Sport 2017 morën vendim për shtyrjen e saj. Nuk do të zhvillohet dhe turneu “Magik Cup” i organizuar nga klubi i Sofjes “TEA DANCE”.
Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova , arriti një renditje rekord në karrierën e saj. Në renditjen e përditësuar të WTA, ajo u ngjit në vendin e 63-të me gjithsej 1035 pikë. Deri më tani, renditja më e mirë e Tomovës ishte pozita e 64-të..
Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë..
"Regata për jahte keel - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e..